9.6 C
Zurich
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Familja Rrahmani – shembull se si ruhet uniteti familjar edhe larg atdheut, brez pas brezi

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Në diasporën shqiptare në Zvicrën frankofone, emri i veprimtarit të mirënjohur Ramadan Dani Rrahmani, me prejardhje nga Smira e Kosovës, është i njohur dhe i respektuar prej vitesh për veprimtarinë e tij të palodhshme kombëtare dhe humanitare. Ai, së bashku me vëllezërit, nipat dhe mbesat, përbën një familje që është shndërruar në shembull të përkushtimit, punës dhe solidaritetit, jo vetëm brenda komunitetit shqiptar, por edhe në shoqërinë zvicerane – në këtë shtet mik të kombit tonë.

Familja Rrahmani njihet për veprat e mira, për ndihmën ndaj atdheut dhe për ruajtjen e vlerave kombëtare e njerëzore. Të ndalesh për të përshkruar gjithë kontributin e kësaj familjeje do të kërkonte faqe të tëra, por kësaj radhe vëmendja u përqendrua në diçka po aq të rëndësishme: mënyrën se si kjo familje di të qëndrojë e bashkuar, e organizuar dhe krenare në çdo festë e takim familjar, duke krijuar një atmosferë që ngjan më shumë me një koncert emocionesh sesa me një tubim të zakonshëm.

Një nga këto takime u zhvillua së fundmi në Nyon të Zvicrës, ku mbi 120 anëtarë të familjes u mblodhën nën moton domethënëse:

“Familja, vendi ku shpirti gjen lumturinë.”

Siç e përshkruan vetë atdhetari Ramadan Rrahmani, në një sallë të mbushur përplot, familja u bë një trup i vetëm – një familje e madhe që di të dojë, të respektojë njëri-tjetrin dhe të ruajë nderin e saj. Si në vendlindje, ashtu edhe në mërgim, dashuria dhe respekti ndërmjet brezave jo vetëm që nuk janë zbehur, por janë forcuar edhe më shumë.

Ky takim familjar u shndërrua në një mbrëmje emocionesh të forta, kujtimesh të bukura nga fëmijëria dhe rrëfimesh që lidhin të kaluarën me të tashmen dhe të ardhmen. Ishte një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e secilit pjesëmarrës, sepse aty u dëshmua se largësia nga atdheu nuk duhet të jetë kurrë largësi nga familja.

Familja Rrahmani është dëshmi e gjallë se edhe në mërgim, edhe larg tokës së të parëve, vlerat familjare mund të ruhen, të kultivohen dhe t’u përcillen brezave të rinj. Ajo është shembull se si duhet të jetohet bashkë, të respektohet tradita dhe të ndërtohet e ardhmja mbi themele të shëndosha familjare.

Në një kohë kur shpesh flitet për humbjen e lidhjeve familjare, kjo familje tregon se bashkimi, dashuria dhe përkushtimi ndaj njëri-tjetrit janë forca që nuk i mposht as koha, as largësia.

Ta duam familjen, sepse aty gjejmë dashuri, forcë dhe lumturi – dhe sepse vetëm të bashkuar, brez pas brezi, mund të ruajmë identitetin dhe vlerat tona kudo që jetojmë.

HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme