POSTIMET E FUNDIT

Familja e ish-Konsullit Dr.Sali Sefa – Vatër e dijes

Ish-konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, veprimtari i njohur dhe ish-i burgosuri politik, Dr. Sali Sefa, ndau me miq dhe familjarë një moment të veçantë dhe të gëzueshëm nga jeta e tij familjare.

Në një mbrëmje të mbushur me emocione dhe krenari, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të diplomave postuniversitare për Vesel Sefën, një arritje që e bën këtë familje edhe më të njohur për përkushtimin ndaj dijes dhe edukimit.

Duke shpërndarë këtë lajm, Dr. Sefa shprehu ndjenjat e tij me fjalët:

“Suksese në vazhdimësi! Një mbrëmje që nuk shkruhet me fjalë! Ceremoni e dorëzimit të diplomave postuniversitare për Vesel Sefën! Dhurata më e çmuar për prindër!”

Urime të përzemërta për këtë sukses! Qoftë ky vetëm një hap drejt arritjeve edhe më të mëdha në të ardhmen!

helveticALforum

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB