Veçoria e iftareve të shtruara në Qendrën tonë është se ato janë të hapura për të gjithë, pa asnjë përjashtim, dhe të ftuarit nuk paguajnë asgjë për ushqimin e tyre. Ftesa bëhej publike nga Imami i Qendrës, Fehim ef. Abazi, duke ftuar besimtarët që të marrin pjesë në këtë traditë të bekuar.
Me këtë rast, dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë të veçantë për të gjithë ata që shtruan iftare, duke i përmendur me emër e mbiemër, si dhe datat kur u shtruan iftaret:
• 02.03.2025 – Iftari i parë, i shtruar nga Qendra
• 08.03.2025 – H. Hevzi Rrahimi, H. Xhevat Sejdiu, H. Xhevat Memeti, Z. Armen Idrizi
• 09.03.2025 – Vëllezërit Besim dhe Pajtim Hoti, Senad Ramadani dhe Muhamedali Krasniqi
• 13.03.2025 – Restorant Grosse Pierre
• 14.03.2025 – Z. Ekrem Hasani
• 15.03.2025 – Vëllezërit Agim, Hatim dhe Hashim Mazreku, bashkë me Z. Xhelir Morina
• 16.03.2025 – Afrim Emini, Pronari i Restorantit Coccinelle
• 17.03.2025 – Familja Rrahmani – Nyon
• 19.03.2025 – Iftar i shtruar për organet komunale
• 20.03.2025 – Ardit Pangja dhe Shpetim Himaj
• 21.03.2025 – Z. Sevdain Bakija
• 22.03.2025 – H. Ilir Gashi dhe Z. Liridon Nishori
• 23.03.2025 – Z. Ragip Gashi dhe Z. Behar Rrahmani
• 24.03.2025 – H. Hamit Selimaj dhe H. Xhemal Selimaj
• 25.03.2025 – Vëllezërit Qebir, Efrahim, Nusret dhe Fauzi Bekiri
• 26.03.2025 – Familja Orllati
• 27.03.2025 – Z. Fidan Hajda me vëllezër
• 28.03.2025 – Z. Leutrim Suka, Z. Besnik Krasniqi dhe Z. Bujar Mazreku
Po ashtu, falënderojmë nga zemra të gjithë vëllezërit dhe motrat për sjelljen e tyre të shkëlqyer gjatë gjithë muajit, ku pjesëmarrja në namazin e teravisë ka qenë e mrekullueshme. Çdo natë, nga 400 deri mbi 500 persona janë mbledhur në këtë adhurim të veçantë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme pa asnjë problem apo shqetësim. Ky është një shembull i shkëlqyer i unitetit dhe disiplinës së komunitetit tonë.