/ Nga Astrit Zemaj, Bruksel/
Mbrëmë, për nder të përfundimit të mandatit tim si Ambasador i parë i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës së Sllovenisë në NATO, z. Andrej Bedenejçiç, organizoi një pritje mbresëlënëse dhe shtroi një darkë në rezidencën e Republikës së Sllovenisë pranë NATO-s.

U ndjeva jashtëzakonisht i nderuar dhe shumë mirënjohës për respektin që bënë me pjesëmarrjen tyre, edhe vet zv. Sekretarja e Përgjithshme të NATO-s, znj. Radmilla Shekerinska, u.d Shefit të Misionit të SHBA-ve në NATO, z. Scott Oudkirk, Doajeni i Këshillit të Atlantikut të Veriut(NAC) dhe Ambasador i Republikës së Kroacisë, Dr. Mario Nobilo, Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Gjoni, Ambasadorit të Republikës së Bullgarisë, Dr. Nikolay Milkov, u.d Shefit të Misionit të Republikës së Turqisë, z. Ümit Öktem, u.d Shefit të Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Ismail Ebipi, u.d Shefit të Misionit të Republikës së Malit të Zi, znj. Valentina Knezheviç-Tomiç, si dhe nikoqirit të mbrëmjes, Ambasadorit të Sllovenisë në NATO, Andrej Bedenejçiç
Ky eveniment ishte një tregues dhe vlerësim i lartë për punën gjatë këtij mandati, për bashkëpunimin intensiv në kohë sfiduese, për arritjet dhe përkushtimin tonë ndaj të ardhmes, me qëllimin për të avancuar së bashku me NATO-n, aleatët dhe partnerët tanë për sigurinë, stabilitetin dhe për vlerat tona të përbashkëta.

Mbrëmja e sotme, vlerësimi dhe kujdesi i treguar që gjithçka të jetë në nivelin më te lartë, me ngjalli emocion. Shërbeu po ashtu si një tregues i vlerësimit të Aleatëve dhe të NATO-s për punën time gjatë këtij mandati, për mbështetjen e madhe që Kosova ka marrë. Prandaj eshtë fuqizim dhe motivim shtesë e bindjes time të palëkundur për të avancuar rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Në këtë rast, dëshiroj të falënderoj edhe njëherë Republikën e Sllovenisë dhe Misionin Përhershëm të Sllovenisë në NATO dhe posaçërisht Ambasadorin z. Andrej Bedenejçiç për kujdesin dhe organizimin e kësaj darke lamtumirese, për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe përkushtimin e tyre për angazhimin dhe përfshirjën e Kosovës në aktivitetet dhe takimet e shumta në NATO gjatë këtij mandati.
Përjetësisht do t’ju jem mirënjohës!




