Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një qendër e avancuar akademike, ku cilësia dhe profesionalizmi janë prioritet i përditshëm. Procesi mësimor zhvillohet në një ambient bashkëkohor dhe interaktiv, ku ligjëratat dhe ushtrimet praktike ndërthuren në mënyrë harmonike për të përgatitur juristët e së ardhmes.
Mësimdhënësit e Fakultetit Juridik aplikojnë metoda moderne të ligjërimit, duke e vënë theksin te kombinimi i teorisë me praktikën. Përmes analizave juridike, interpretimeve të rasteve konkrete dhe hapësirës së hapur për debat konstruktiv, studentët marrin një përvojë të thelluar profesionale dhe akademike.
Studentët janë pjesë aktive e çdo faze të procesit mësimor. Ata marrin pjesë në diskutime, simulime gjyqësore, ushtrime profesionale dhe aktivitete që forcojnë aftësitë kritike, argumentimin logjik dhe kompetencat praktike që kërkohen në tregun e punës juridike.
Ky nivel i lartë i interaktivitetit dhe përkushtimit dëshmon seriozitetin dhe standardet e larta që Fakulteti Juridik i UHZ-së aplikon në çdo drejtim — nga cilësia akademike deri te përgatitja profesionale e studentëve. Si rezultat, njësia akademike vazhdon të mbetet një pikë referimi për studimet juridike në rajon, transmeton helveticALforum.ch
#UHZ #FakultetiJuridik #UniversitetiHaxhiZeka #Peja #arsimcilësor #studimejuridike #studentëaktivë




