3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Evropa heq tonelata Cola nga tregu, në Shqipëri “dorëzohet” ISUV: Nuk mund t’i kryejmë analizat

Duhet ti lexosh

“Coca-Cola” ka tërhequr pijet e saj  ne disa  vende të Evropës pasi ka zbuluar  nivele më të larta të kloratit kimik.

Ekspozimi ndaj niveleve të larta të përbërjes kimike mund të shkaktojë probleme shëndetësore, duke përfshirë problemet me tiroiden, veçanërisht te fëmijët.

  • Pas kësaj situate që tronditi jo pak Evropën, televizioni “Ora  News” i kërkoi Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) informacion nëse ky institucion ka kryer analiza të “Coca–Cola”-s pas problematikave të evidentuara ne tregjet evropiane?!
  • Në përgjigjen zyrtare, AKU na bën me dije se “në laboratorët e autorizuar të ISUV nuk ofrohet shërbimi lidhur me përmbajtjen e klorateve, apo çfarë lidhet me përmbajtjen e klorit në produktin Coca-Cola”.
  • Teksa vende si Belgjika, Britania, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda kanë nxjerr nga tregu pijen me probleme, në vendin tonë kjo analizë nuk kryhet, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e pijeve që konsumojmë.
  • Nëse i referohemi  analizave të thjeshta që AKU i bën produkteve të Colës, ajo që të bie në sy është fakti se Drejtoria Rajonale e AKU në Tiranë nga viti 2020 deri në vitin 2024 ka bërë në total vetëm 6 analiza të “Coca Cola”-s, një numër mjaft i vogël ky krahasuar me Drejtorinë Rajonale të AKU në Korçë, e cila për të njëjtën periudhë kohore ka kryer 62 analiza.
  • Më herët televizioni “Ora News” ka ngritur ngriti alarmin për “zhdukjen” e 1.809.054 (një milion e tetëqind mijë) litra pijeve të skaduara “Coca – Cola”.
  • Sipas AKU-t procedura e asgjësimit ishte kryer konform ligjeve në fuqi dhe në këtë proces kishte marrë pjesë edhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
  • Ndërkohe kjo e fundit në përgjigjen zyrtare për “Ora News” na informon se nuk ka asnjë dijeni për asgjësimin e 1.8 milionë litra pije të skaduara “Coca-Cola”, njofton oranewsal.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit