Erblin Osmani bëri debutimin e tij në Bundesliga në fitoren 4-0 të Bayern Munich ndaj Union Berlin dhe, me këtë rast, u bë lojtari i dytë më i ri i klubit që debuton në elitën e futbollit gjerman, pas Paul Wanner.
Në moshën 16 vjeç, Osmani hyri në lojë në minutën e 87-të, duke zëvendësuar Leon Goretzka dhe duke u renditur menjëherë pas Wanner (16 vjeç) si një nga talentet më të rinj që ka aktivizuar Bayern Munich, transmeton euronewsal.




