Të nderuara motra dhe vëllezër të besimit të krishter,
Ju uroj nga zemra Gëzuar Krishtlindjen dhe për shumë mote!
Si popull, festat i kemi kremtuar gjithmonë së bashku, sepse, siç thoshte At Gjergj Fishta:
“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë.”
Le të jetë kjo festë një burim paqeje, begatie dhe mirësi në familjet tuaja, duke na kujtuar rëndësinë e solidaritetit, bashkëjetesës dhe kujdesit për më të dobëtit në shoqëri.
Uroj që Krishtlindja të sjellë më shumë shpresë, dashuri dhe mundësi për të gjithë, si dhe forcim të vlerave që na bashkojnë si njerëz dhe si komb.
Gëzuar Krishtlindjen dhe për shumë mote!
Transmeton helveticALforum.ch




