3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Enver Cakiqi Karateisti i Mirënjohur i Shumë Medaljeve edhe me një Mirënjohje

Duhet ti lexosh

Siç mësion helveticALforum në Vlorë u zhvillua një turne i rëndësishëm i Karates. Aty ishte mjeshtri i madh i karates, z.Enver Cakiqi. Ai u nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë. Për sukseset e tija edhe pse jemi të informuar thuajse të gjithë lexuesit tanë, do të kemi një intervistë ekskluzive dhe do të mësojmë, se si po e gjenë gjithë ate energji, ku jeton mes Shqipërisë-Kosovës e Gjermanisë. Gjithashtu mësuam, se në këtë turne morën pjesë edhe karateist nga Kosova.

Klubi i Karatesë Përparimi nga Prishtina, mori pjesë në turneun Kupa Mbarëkombëtare e Karatesë PAVARËSIA 8, qe u mbajt këtë vikend në Vlorë të Shqipërisë. Me një paraqitje shumë të mirë të garuesve të klubit morën pjesë 4 garues në disiplinën e kumiteve në kategoritë indivduale. U fituan 4 medalje (prej tyre 2 të arta dhe 2 të bronzta).

Të artën:

Anila Foniqi, seniore deri 55 kilogram

Eda Metolli, Juniore (16-17) vjeç, deri 48 kg

Të argjendët:

Eljesa Shabani, kadete (14-15 vjeç) deri 47 kg

Edina Metolli, seniore deri 50 kg

Këto turnire ndihmojnë shumë dhe motivojnë sportin e karates dhe frymëzojnë gjeneratat e reja për tu marrë me këtë sport.

helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit