0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Enis Bardhi mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve në gjysmën e dytë të sezonit

Duhet ti lexosh

E ardhmja e Enis Bardhit është jashtë Trabzonsporit dhe është vetëm çështje kohe se kur kapiteni i Maqedonisë së Veriut do të largohet nga kampi i ish-kampionit turk.

Informacionet e fundit thonë se Bardhi mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve në gjysmën e dytë të sezonit pasi Dinamo e Zagrebit ka shfaqur interes për të sjellë në radhët e tyre.

Për Bardhin, interesimi më serioz deri më tani ka pasur Hatayspori.

Trajneri Bjelica drejtoi Trabzon dhe i njeh mirë cilësitë e Enis Bardhit, ndaj është pikërisht ky strateg që kërkon që futbollisti të kalojë në “Maksimir” dhe t’i bashkohet Ristovskit dhe Ademit në kampin e “kaltër” nga Zagrebi. Fakti që ai mund të vijë pa asnjë dëmshpërblim e bën Bardhin jashtëzakonisht interesant për Dinamon, ndaj pritet që në ditët në vijim negociatat të intensifikohen, që Enisi të kalojë në Maksimir në fillim të janarit./ K.Goca

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit