4.1 C
Zurich
Thursday, February 19, 2026
spot_img
spot_img

Latest Posts

EMËR I GDHENDUR NË KUJTESË

/Nga: Fatmir ARIFI, Prishtinë/
… Zbriti nata,
Ti u ngjite flakë.
Jo për t’u parë,
por për ta djegur terrin.
Kishim harruar si bëhet betimi
kur toka nuk fliste.
Ti e fole me pushkë e penë,
Flisje me shpirt.
Pa britma.
Një vajzë –
me zemër mali,
me duar që nuk dinin të dridheshin.
Kur armiku na i diqte jetën,
Ti e mbaje gjallë emrin:
Liri.
S’deshe të jesh stoli në histori,
por gur themeli,
nën shi, nën mjegull,
nën këngë.
Emri yt
s’është fjalë,
Është thirrje, është histori!

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB