I ftuar në një lidhje për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i ekonomisë Arben Malaj u ndal te ndikimi i parasë kriminale në ekonomi dhe roli i institucioneve ndërkombëtare në luftën kundër saj. Ai theksoi se lufta ndaj trafikut të drogës, veçanërisht në Amerikën Latine, ka në fokus dobësimin e fuqisë financiare të grupeve kriminale.
Sipas Malajt, një rol të rëndësishëm në këtë betejë luan DEA, e cila synon të kufizojë ndikimin e parave të krimit, që sipas tij arrijnë të ndikojnë edhe në vendimmarrje politike. Ai paralajmëroi se kjo është një luftë afatgjatë, e cila duhet të fokusohet te krerët e organizatave kriminale për të dhënë rezultate konkrete.
“Lufta kundër drogës në Amerikë Latine dhe DEA këtu ka një qëllim, të ulë fuqinë e parasë kriminale të shqiptarëve që kushtëzojnë edhe se kush do të jetë presidenti i Amerikës Latine, dhe kjo luftë do të vazhdojë. Po vazhdoi me krerët, do të ketë rezultat pozitiv. Po u shpërnda te individët në varfëri, gjithçka humbet. A doli ai nga Shkodra, që është kompania më e madhe e ndërtimit në Shqipëri që furnizon gjithë kompanitë? Kishte marrë pafajësinë dhe vazhdon… s’të intereson nëse është me PD-në apo me tjetrin, sepse është baza juridike. Ne po bëjmë diskutim politik. Të gjitha paratë që synojnë kapjen e shtetit janë në thelb kriminale”, tha Malaj, transmeton euronewsal.




