POSTIMET E FUNDIT

Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026

Akademi Përkujtimore – Athanas Gegaj – shembull i patriotizmit, shkencës dhe publicistikës

Fondi Humanitar “Trieshi” në Nju Jork, organizon një aktivitet të veçantë për të nderuar veprimtarinë dhe kontributin e Athanas Gegajt në fushën e shkencës, gazetarisë, fesë e kulturës shqiptare. Kjo akademi përkujtimore do t’i kushtohet pikërisht Athanas Gegajt, birit të Trieshit, një prej personaliteteve më të rëndësishme jo vetëm të Malësisë, por edhe të mbarë botës shqiptare.

Gjatë aktivitetit do të trajtohet në mënyrë të plotë veprimtaria e Athanas Gegajt, duke trajtuar dy veprat e tij të rëndësishme shkencore, rolin e tij si editor i gazetës Dielli dhe bashkëpunëtor i ngushtë i revistës Hylli i Dritës; angazhimin e tij politik në mërgim dhe bashkëpunimin me figura të njohura shqiptare, si dhe kontributin e tij fetar si frat françeskan dhe krijimtarinë e gjerë publicistike. Eventi do të mbahet në ambientet e sallës së Restaurant “Tesoro d’Italia” në datën 25 janar 2026 në orën 2:00PM.

Programi:

Prezantimi: Kolë Cacaj

Hapja e aktivitetit: Gjon Gjokaj

Folës:

Gjekë Gjonlekaj – Biografia e Athanas Gegajt

Virgjil Kule – Vepra e Gegajt mbi Skënderbeun

Sokol Paja – Gegaj, editor i gazetës “Dielli” dhe bashkëpunëtor i lartë i Federatës Pan-shqiptare “Vatra”

Paulin Marku – Athanas Gegaj në optikën e dokumenteve arkivore të “Vatrës” (1963-1971)

Zef Ujkaj – Broshura “Albania” e Athanas Gegajt dhe Rexhep Krasniqit

Lulash Palushaj – Veprimtaria patriotike e shkencore e Athanas Gegajt. /GD

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB