POSTIMET E FUNDIT

E shtuna po afrohet – mos e lini pa dalë e pa festu!

NJË ZË, NJË FLAMUR, NJË KOMB – Koncert festiv për Kosovën

Në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ansambli “TROJET” ju fton në një mbrëmje të veçantë ku tradita, emocionet dhe krenaria kombëtare bashkohen në një festë të paharrueshme. Tingujt e këngës, ritmi i valles, lahuta dhe fjala poetike do të sjellin në skenë historinë, sakrificën dhe dashurinë për atdheun – një mbrëmje që na bashkon të gjithëve, kudo që jetojmë.

Ky koncert është më shumë se një aktivitet artistik; është një takim zemrash, një moment reflektimi dhe gëzimi, një festë e identitetit dhe e trashëgimisë sonë kulturore. Ejani me familjen, miqtë dhe të dashurit tuaj për ta ndarë së bashku këtë atmosferë festive dhe për ta përjetuar krenarinë që na bashkon.

Datë 14 shkurt

Vendi: Hotel Zentrum Töss

Zürcherstrasse 106

8406 Winterthur

Hapja e dyerve: 18:30

 Fillimi i programit: 19:00

Hyrja: Falas

Le të mblidhemi së bashku, me një këngë dhe me një zemër – për Kosovën, për traditën dhe për brezat që vijnë, transmton helveticALforum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB