E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë këtë të enjte në një aktivitet të organizuar për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit.
Gjatë fjalës së saj, VanHorn theksoi rëndësinë e sigurisë ekonomike, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare. Ajo citoi edhe deklaratat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke nënvizuar se zgjedhjet teknologjike që bëjnë shtetet kanë ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin dhe sovranitetin e tyre.
“Sikurse ka thënë Presidenti Trump, siguria ekonomike është siguri kombëtare. Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në fushën e sigurisë publike dhe të infrastrukturës kritike, ku teknologjia e përzgjedhur ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve,” u shpreh VanHorn, transmeton euronewsal.




