Nga Florim USEINI, Luzern
Në ditën e bukur, qiell i hapur me diell
Në konakun e zbrazët rreth oxhakut të ftohtë
Me orën e ndalur në mur, e pushkën e vjerrur të vjetëruar
Në mesin e kujtimeve i humbur, në sokakun e vjetër drejt muzgut.
Ditët hecin të radhitura, netët e panumëruara drejt të hiçit
Të valëzuara nga mundi i asgjësë, me shpresën drejt të mirës nga qielli
Vrapojmë me eufori kur shohim vijën e bardhë në mbylljen e ditës për t’ra terri
Për të kapur ditën, duke u ofkuar se t’iku dita, që s’e kapim nga stresi i njëjtë.
Gënjej veten se iku kjo, e po kapim vijën e territ kur t’bie drita
Fjalë ka boll, e arsye të mos flasim, por kujt i them kur jam i vetëm
Mos vallë gënjejmë njëri-tjetrin, pse s’bashkëpunojnë mendja e trupi
E lodhin njëri-tjetrin pa nevojë, sikur të jetë shqiptar ky i shkreti.
Luzern, 20.11.2025




