Transmetim ekskluziv në Klan, Klan Plus, Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2. Ethet e kompeticionit më të madh sportiv në planet kanë mbërritur. 48 kombëtare, yjet më të mëdhenj të futbollit botëror dhe një rrugëtim magjik që kulmon me trofeun më të lakmuar mbi tokë. Kampionati Botëror FIFA 2026 është gati të ndezë ekranet dhe shtëpia e tij e madhe në Shqipëri… është vetëm një: Platforma Kombëtare TV Klan!
Nga ndeshja hapëse, të enjten më 11 qershor e deri te finalja e madhe më 19 korrik, të gjitha emocionet e Botërorit vijnë falas për publikun shqiptar në platformën kombëtare TV Klan. Pa asnjë pagesë, ekskluzivisht në transmetimin tokësor në kanalet TV Klan dhe Klan Plus. Mjafton një antenë e thjeshtë që magjia e futbollit të futet në çdo vatër shqiptare, nga veriu në jug, me cilësinë maksimale të zërit dhe figurës, pa asnjë kushtëzim.
Por përjetimi nuk ndalet këtu. Për të gjithë të apasionuarit pas analizave, detajeve dhe transmetimeve speciale, çdo sekondë e turneut do të pasqyrohet gjithashtu në kanalet Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2, në DigitAlb dhe Tring. Për abonentët që kanë një paketë aktive, këto kanale do të jenë të aksesueshme në të dyja platformat.
Mos humbni asnjë aksion, asnjë emocion të veçantë që vetëm futbolli di të dhurojë dhe asnjë moment që do të mbetet në histori. Bëhuni gati për spektaklin që do të mbërthejë gjithë globin, me ditë dhe net të mbushura me adrenalinë të pastër. Vetëm me TV Klan, ekranin tuaj kampion!, transmeton tvklanal.




