1.8 C
Zurich
Tuesday, December 16, 2025
spot_img
spot_img

Durmishi: Papunësia bie në 11,5%, mbi 2500 punësime dhe 800 avancime në institucionet shtetërore

Duhet ti lexosh

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i ftuar në TV21 tha se papunësia është ulur në 11,5 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2023 që sipas ministrit ishte 13 për qind, përcjell TV21. Durmishi tha se papunësia është ulur në mënyrë drastike, që siç shtoi, do të ketë masa që përqindja të ulen nën 10.

Ndërkohë për punësimet, Durmishi tha se janë bërë mbi 2500 punësime në institucionet shtetërore dhe mbi 800 avancime. “Kemi arritur të bëjmë mbi 2500 punësime dhe mbi 800 avancime në institucionet shtetërore dhe ka punësime prej këtyre që janë të përkohshme dhe para zgjedhjeve lokale janë hapur konkurse për punësime të përhershme. Po ashtu, edhe këto të përkohshmet do të transferohen në të përhershme vitin që vjen. Kur e kemi marrë mandatin në qershor kemi pasur 13 për qind numrin e papunësisë në vend dhe tani është 11,5 për qind. Është një ulje drastike”, tha Durmishi, transmeton opentv.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme