0.2 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Droni i fshehtë amerikan që pritet të ndryshojë luftën ajrore

Duhet ti lexosh

Në një lëvizje të rrallë për një nga njësitë më sekrete të industrisë ushtarake amerikane, Skunk Works – dega e avancuar e Lockheed Martin – ka zbuluar një dron të ri luftarak.

Droni është quajtur Vectis dhe pritet të luajë rolin e një wingman për avionë luftarakë si F-22 dhe F-35, raporton Axios.

Zbulimi erdhi të dielën, në prag të një konference të rëndësishme të mbrojtjes pranë Washington-it, dhe për nga rëndësia strategjike nuk ishte aspak rastësor.

Kjo paraqitje publike është e jashtëzakonshme për një strukturë që ka projektuar disa nga avionët më të avancuar dhe më sekretë në historinë e ushtrisë amerikane, si U-2, SR-71 Blackbird, F-117 Nighthawk dhe RQ-170.

OJ Sanchez, drejtues i Skunk Works, e përshkroi Vectis-in si një platformë të ripërdorshme, të fshehtë dhe të varur nga pista, që mbush një boshllëk kritik në luftën moderne: shoqërimin e avionëve të pilotuar në misione komplekse, nga zbulimi dhe lufta elektronike, deri te goditjet precize dhe beteja ajrore.

Vectis është më i vogël se një F-16, por më i madh se Common Multi-Mission Truck – një tjetër sistem armësh i prodhuar nga Lockheed.

Droni është projektuar të funksionojë në zona të tensionuara si Indo-Paqësori, Lindja e Mesme dhe Evropa, duke qenë fleksibël në përdorim dhe ekonomik në prodhim – por pa qenë i lidhur me ndonjë kontratë të vetme.Pavarësisht zbulimit, Lockheed nuk dha shumë detaje teknike. Sanchez shmangu diskutimin për motorin e Vectis-it apo specifikat e tij të plota, duke premtuar se më shumë informacion do të zbulohet më vonë, transmetin gtema.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit