Nga Dashnim HEBIBI, Zvicër
Fishekzjarrët nuk janë festë
janë dhunë ndaj jetës
Në errësirën e natës
zgjidhet zhurma
Zgjidhet frika
Zgjedhim të trembim ata që nuk mund të ikin dhe nuk mund të flasin.
Gjallesat mbi tokë e nën tokë dridhen nga shpërthimet tona të kota.
Të moshuarit zgjojnë netët me ankth.
Të sëmurët vuajnë në heshtje.
Fëmijët qajnë.
Natyra plagoset.
Ndërkohë, skamja dhe papunësia po na lodhin çdo ditë.
E megjithatë, mijëra euro digjen për pak minuta zhurmë,
tym dhe ndotje
para që mund të ushqenin, shëronin, ndihmonin.
Kjo nuk është gëzim.
Kjo është papërgjegjësi.
Deri kur do të festojmë duke shkatërruar?
Deri kur do ta quajmë traditë diçka që lëndon jetën?
Është koha të ndalemi.
Është koha të mendojmë.
Është koha të zgjedhim njerëzinë.
Mjaft më. Vetëdijësim tani.
Ndërrimi i vitit le të mos jetë tym e zhurmë, por fillim i ri.
Risi që sjellin shpresë.
Punë dhe përkushtim që ndërtojnë të ardhmen.
Dashni që shëron plagët e shoqërisë.
Le ta festojmë jetën me vepra, jo me tym.
Me qetësi, jo me frikë.
Me njerëzi, jo me shkatërrim.
Kështu ndërtohet një vit i ri.
Po e përsëris
Ndërrimi i vitit nuk ka nevojë për shpërthime.
Ai ka nevojë për zemër.
Le të hyjmë në vitin e ri me risi që lindin nga mendja,
me punë të ndershme që jep dinjitet,
me përkushtim që ndërton,
dhe mbi të gjitha me dashni që shëron gjithçka që kemi lënduar.
Jo më tym që mbyt qiellin.
Jo më zhurmë që tremb jetën.
Jo më para të djegura për disa sekonda boshllëku.
Le të ndezim dritën brenda nesh, jo qiellin me zjarr.
Le të festojmë duke u bërë më njerëzorë.
Kështu lind vërtet një vit i ri.
Gëzuar! Shëndet dhe të gjitha të mirat për secilin.
Paqe, unitet, dashuri dhe punë!
Zoti na bekoftë dhe na faltë.
Janar, 2026
( Ky reagim përmes shkronjave të shpirtit nuk është personal ndaj askujt. Është një shqetësim për një dukuri negative, të cilën e shohim jo vetëm gjatë ndërrimit të viteve, por edhe në raste të tjera gjatë vitit)




