8.9 C
Zurich
Saturday, February 21, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Drejtuesit e FHK-së në takimin e federatave të vendeve të regjionit në Zagreb

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidenti Edin Kolgeci dhe sekretari i përgjithshëm Muhamet Arifi, të shtunën ishin pjesë e takimit shumë të rëndësishëm të drejtuesve të federatave të hendbollit të shteteve të regjionit.

Takimi është mbajtur në Zagreb, ndërsa ishte shumë i rëndësishëm për të ardhmen e hendbollit në regjionin tonë.

Në takim u mor iniciativa për themelimin e Ligës Regjionale për Hendbolliste. Po ashtu drejtuesit e federatave nacionale të vendeve të regjionit ofruan përkrahje maksimale për organizim të turneve për grupmoshën e kadetëve, djem e vajza, ndërsa u fol edhe për aktivizimin e sërishëm të Ligës Regjionale për Hendbollistë, SEHA.

Takimin e organizoi Federata e Hendbollit e Kroacisë, kurse u diskutua edhe për iniciativa të tjera të përbashkëta me synim të zhvillimit të mëtejmë të hendbollit.

Pjesëmarrja e Kolgecit dhe Arifit në këtë takim dëshmon peshën gjithnjë e më të madhe të FHK-së në iniciativat regjionale dhe kontinentale. Ky takim është mbajtur pas Kampionatit Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet, që u mbajt në Prishtinë. Organizimi i këtij kampionati nga Federata jonë mori vlerësime maksimale nga të gjithë pjesëmarrësit, transmeton FHK, përcjell helveticALforum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB