8.9 C
Zurich
Friday, December 12, 2025
spot_img
spot_img

DR. SPEC. METË SHATRI – MJEKU QË PUNON NË QETËSI, POR QË FLET ME VEPRA

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Ka disa ditë që dua t’i qëndis disa fjalë për një personalitet të rrallë — një njeri që nuk e do reklamën, nuk kërkon duartrokitje dhe nuk flet për veten. Ai është prej atyre profesionistëve të rrallë që nuk kërkojnë lavdi, por duan që puna e tyre të jetë model për të tjerët.

Sepse nuk thuhet kot:

mirësjellja është gjysma e punës, dhe sidomos kur ke të bësh me një mjek, fjala e mirë të shëron po aq sa trajtimi.

Në rastin tonë, kemi të bëjmë me një stomatolog të njohur, që nuk ecën me hap të madh për të rënë në sy, por me hapa të vegjël e të sigurt, të studiuar me kujdes. Ai është shembull i një njeriu që punon me shpirt, me qetësi dhe me përkushtim të plotë ndaj profesionit dhe pacientit. Edhe pse i ri në moshë, ai ka një pjekuri profesionale dhe humane që rrallë gjendet. Ai jep dhe kontribuon aty ku ka nevojë — pa bujë, pa kamera, pa zhurmë.

Puna e tij është fjala e tij.

Thuhet se e ka “dorën e lehtë”, se ta heq dhimbjen pa e ndjerë, se të qetëson vetëm me praninë e tij. Ai di t’i shërbejë pacientit me buzëqeshje, me etikë, me respekt.

Shoqëria rrëfen se kur hyn në ordinancën e tij, ai të pyet menjëherë: “A t’i shikoj dhëmbët?” — sepse dëshiron që ti të kesh shëndet të mirë dhe buzëqeshje të shëndetshme. Kur i dërgon një pacient, ai e kontrollon edhe një herë më shumë, jo për të faturuar, por që puna të jetë e përkryer.

Shumë personalitete të vendit dhe të diasporës, e mjekojnë buzëqeshjen pikërisht tek ai. Edhe ata që kanë frikë nga injeksioni thonë se nuk ndjejnë asgjë kur punon ai. Sepse ai punon për qejf, për dëshirë, jo për para. Pacienti është i pari, çmimi i dyti.

Në klinikën e tij, Dentline në Prishtinë, teknologjia është moderne dhe e avancuar — aq sa herë-herë të duket se je në Zvicër; por kur paguan, e kupton se je në Kosovë.

Dhe krenohesh.

Prof. Dr. Xhavit Lipaj, edhe pse e ka sigurimin e mirë për dhëmbët në Zvicër, gjithmonë shkon te Dr. Metë Shatri.

Disa ditë më parë, pacient i tij ishte edhe Prof. Dr. Xhavit Lipaj — emër i njohur në Zvicër dhe Evropë, shkencëtar i fushës së demencës.

Ai më tha me bindje:

“Çdo sekondë e kam parë punën e doktorit. Punon me metodën më të mirë të mundshme.”

Kur një personalitet i tillë i beson, atëherë besim duhet të kemi të gjithë.  

RRËNJËT E SUKSESIT: NJË PROFESIONIST, NJË HUMANIST, NJË BIR I DEVOTSHËM

Por përpara se të flasim për titujt dhe aftësitë e tij profesionale, duhet të flasim për njeriun Metë Shatri. Ai është i dashur për familjen e tij — shumë i respektuar.

Dhe të gjithë e dinë se ditën që ka filluar punën si stomatolog, ai e ka nisur me një dedikim hyjnor:

çdo hap ia ka dedikuar nënës së tij.

Nëna e tij është forca e tij, drita e tij e babi zemra e punës. Çdo arritje, çdo trajnim, çdo natë pa gjumë, çdo zgjerim i njohurive ka qenë për ta gëzuar atë. Në çdo sukses, ai e sheh fytyrën e saj. Dhe ai e thotë shpesh se falë nënës dhe babait është ky që është sot.

Kjo dashuri e thellë familjare është arsyeja pse puna e tij del e pastër, e qetë dhe e bekuar. Kur njeriu punon me zemër, puna bëhet dritë.

Dr. Spec. Mete Shatri

  • Lindur: 30 shtator 1987, Tomoc, Istog
  • Arsimimi fillor: Gurrakoc
  • Gjimnazi: “Haxhi Zeka”, Istog
  • Studimet: Fakulteti i Mjekësisë – Stomatologji, UP
  • Specializimi: Sëmundjet e Dhëmbit – Endodonci, UP

Ai ka ndjekur trajnime brenda dhe jashtë vendit, duke përvetësuar teknikat më moderne të stomatologjisë bashkëkohore. Përveç profesionit, ka kontribuar në aksione humanitare për nxënës, studentë, organizata e institucione të ndryshme duke ndihmuar aty ku ka nevojë.

Sot ai drejton me profesionalizëm ordinancën Dentline, ku ofron trajtime moderne në endodonci dhe stomatologji të përgjithshme. Dentline është bërë një adresë e njohur për ata që duan buzëqeshje të bukur, trajtim të sigurt dhe standard të lartë europian.

PSE DR. METE SHATRI ËSHTË I VLERËSUAR?

Sepse ai është mjek i kompletuar — nga dija, nga teknika, nga sjellja, nga etika, nga zemra.

  • Punon me pajisje moderne
  • Ka dije të thellë dhe dorë të sigurt
  • Trajton pacientët me qetësi e respekt
  • Nuk ka çmime të larta, por ka standard të lartë
  • Mjekon pa nxitim dhe me kujdes
  • Nuk e shikon pacientin si klient, por si njeri
  • Punon në heshtje, por lë rezultate që flasin vetë

Stomatologjia është profesion i vështirë. Kërkon precizitet, vëmendje, durim, etikë dhe një zemër të pastër. Ai i ka të gjitha.

SË SHPEJTI: INTERVISTA ME DR. METË SHATRIN

në ditët në vijim, do të realizohet një intervistë me të, ku do të flasim për:

  • pse prishen dhëmbët,
  • sa shpesh duhet të vizitojmë stomatologun,
  • cilat janë materialet më të mira moderne,
  • si ndërtohet një buzëqeshje e qëndrueshme,
  • çfarë duhet të dijë çdo pacient,
  • dhe plot tema të tjera me interes të madh.Në fund të çdo dite, çfarë mbetet nuk janë reklamat, as lavdërimet, as zhurma që vjen e ikën.
  • Ajo që mbetet është vepra, etika, dorëzbutësia, ndjenja e misionit dhe buzëqeshja e pacientit.Këto janë themelet mbi të cilat Dr. Spec. Mete Shatri e ka ngritur emrin e tij.
  • Ai është dëshmi e gjallë se shtigjet drejt suksesit nuk hapen me duartrokitje, por me punë të heshtur.
    Se madhështia nuk qëndron te fama, por te karakteri. Se profesioni i mjekut kërkon jo vetëm dije, por zemër. Se një njeri që punon për nënën, i bekohet çdo hap. Dr. Metë Shatri sot është jo vetëm stomatolog, por një standard.
    Jo vetëm profesionist, por një shembull. Jo vetëm mjek, por një garanci se shëndeti ynë është në duar të sigurta. Dhe kjo është arsyeja pse ka besimin e njerëzve, të profesionistëve, të diasporës, të personaliteteve dhe të çdo pacienti që i kalon pragun e ordinancës. Sepse suksesi nuk blihet — suksesi ndërtohet. E ai e ka ndërtuar me durim, me dije, me etikë, me dashuri dhe me përulësi.

Ky shkrim është vetëm një pasqyrim i një specialisti të vërtetë — një mjeku që punon me shpirt, një profesionisti që nderon profesionin, dhe një biri që nderon nënën e tij.

Metë Shatri është një bamirës i vërtetë. Ai ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë, sepse nuk është njeri zemërngushtë. Edhe media të tjera i kanë dhënë hapësirë, sepse ai me të vërtetë e meriton. Jo çdo gjë është reklamë kur vjen nga zemra.

Duart e tij të arta punojnë si dirigjent me një orkestër të mrekullueshme, si piktor që krijon një vepër të bukur, ose si një nënë që gatuan bukë me dashuri. Duart e doktor Metë Shatrit janë si duar artisti: me buzëqeshjen dhe sjelljen e tij të ngrohtë, ai arrin që në pak minuta t’i shndërrojë dhimbjet në një melodi qetësuese.

Ai shquhet për përkushtim, disiplinë, profesionalizëm dhe ndershmëri.

Doktori thotë shpesh:

“Më mirë pak punë në ditë, por klientë të kënaqur,” sepse e di se paga nuk fitohet lehtë dhe papunësia në Kosovë është e madhe. Nuk dëshiron që vetëm ata që kanë para të trajtojnë dhëmbët, sepse shëndeti oral është shëndet për të gjithë.

Ai e do çdo bashkëkombës të tij të shëndetshëm dhe kontribuon me aq sa ka mundësi — dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Nuk i pëlqen të flasë për veten, sepse thotë se është më mirë të flasin klientët për të, sesa ai vetë.

Metë Shatri është jo vetëm profesionist i zoti dhe mjek i përkushtuar, por edhe bamirës, njeri me karakter të lartë dhe familjar shembullor.

Ne, mërgimtarët, i drejtohemi me një kërkesë miqësore:

t’i mbajë dyert e ordinancës stomatologjike të hapura edhe pas orarit zyrtar, sepse ne kemi nevojë t’i rregullojmë dhëmbët mirë, lehtë, shpejt dhe me çmime të arsyeshme. Metë Shatri, suksese në punën dhe misionin tuaj!

/ Sponsorimi medial, në kuptimin e plotë të fjalës, i shkon për shtat një profesionisti si Metë Shatri.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme