4.3 C
Zurich
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Doli nga shtypi monografia “Shaban Xheladini – Njeriu i dramave jetësore” e autorit Jonuz Fetahaj

Duhet ti lexosh

Për bashkëvendësit, dashamirësit e librit dhe të gjithë ata që e ndjekin veprimtarinë atdhetare shqiptare, sot vjen një lajm i gëzueshëm: monografia e autorit të njohur Jonuz Fetahaj, me titull “Shaban Xheladini – Njeriu i dramave jetësore”, ka dalë zyrtarisht në dritë.

Vepra i kushtohet veteranit të arsimit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Shaban Xheladini, një personalitet i njohur nga Tërnoci i Luginës së Preshevës, i cili për dekada me radhë ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në fushën e arsimit, kulturës dhe çështjes kombëtare në përgjthësi.

Rafet Ademi, veprimtar i njohur në Zvicër dhe më gjerë, një nga kontribuuesit e kësaj monografie, thekson rëndësinë e botimit dhe nderin që i bëhet kështu figurave që kanë shënuar gjurmë në historinë e shqiptarëve jo vetëm të Luginës së Preshevës.

- Advertisement -

Botimi i kësaj monografie pritet të mirëpritet nga të gjithë ata që e njohin personalisht z. Xheladini apo që e kanë ndjekur veprimtarinë e tij ndër vite dhe atdhetarët gjithandej. I urojmë z.Shaban Xheladinit shëndet e jetë të gjatë, ndërsa autorit Jonuz Fetahaj i dëshirojnë suksese të mëtejshme në punën e tij krijuese dhe studimore.

Falënderime të posaçme u drejtohen të gjithë kontribuuesve që ndihmuan që ky libër të shohë dritën e botimit, duke shtuar kështu edhe një vepër me vlerë në fondin e literaturës sonë kombëtare, transmeton helveticALforum.ch

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme