Shtëpia botuese në Pejë “Libri im” njofton se këto ditë ka dalë nga shtypi libri më i ri i autores Olta Lajqi, me titull “Pranverë në dallëndyshe”.
Ky botim i ri vjen si një prurje e veçantë letrare, duke sjellë për lexuesin një rrëfim të ndjerë dhe plot emocion, ku ndërthuren ndjeshmëria, shpresa dhe frymëzimi. Përmes një gjuhe të pasur dhe figuracionit të zgjedhur, autorja ndërton një univers poetik që fton lexuesin të reflektojë dhe të përjetojë thellë botën shpirtërore që përcillet në faqe.
“Pranverë në dallëndyshe” pritet të mirëpritet nga publiku dhe kritika letrare, duke pasuruar më tej fondin e letërsisë bashkëkohore shqipe. Libri tashmë gjendet në qarkullim dhe është i disponueshëm për lexuesit.
Shtëpia botuese “Libri im” me qendër në Pejë, fton të gjithë dashamirësit e librit ta bëjnë pjesë të bibliotekës së tyre këtë botim të ri, që premton të sjellë një pranverë emocionesh në çdo faqe, transmeton helveticALforum.ch




