-0.6 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Dogana e Kosovës pasqyrohet në ekspozitën ‘EU by Your Side’

Duhet ti lexosh

U hap ekspozita “EU by Your Side”, e cila reflekton asistencën shumëvjeçare të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Hapjen e ekspozitës e bëri ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, i cili theksoi përkushtimin e BE-së për mbështetje të vazhdueshme dhe bashkëpunim me institucionet vendore, njofton Dogana.

Dogana e Kosovës u prezantua në këtë ekspozitë përmes projekteve dhe rezultateve që ilustrojnë angazhimin e përbashkët për modernizimin e shërbimeve doganore, rritjen e transparencës dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Dogana e Kosovës falënderon Zyrën e BE-së për mbështetjen e vazhdueshme në trajnime, pajisje, donacione dhe projekte që kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë kufitare dhe lehtësimin e tregtisë, duke forcuar kështu partneritetin dhe ndikimin pozitiv në zhvillimin institucional të vendit, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit