1.1 C
Zurich
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Dodë Gjergji përçon mesazhin e paqes dhe harmonisë për Krishtlindje

Duhet ti lexosh

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë Dodë Gjergji, ka përçuar mesazhin e paqes dhe harmonisë, me rastin e Krishtlindjes, një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera.

Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza” është udhëhequr nga ipeshkvi Dodë Gjergji, raporton KosovaPress.

Ai ndër tjera tha se Kosova ka nevojë për stabilitet më të madh politik dhe të përshpejtojë rrugën drejt hyrjes në familjen evropiane dhe të ruajë vlerat e shoqërisë.

Dodë Gjergji: Vendi të ketë stabilitet të qëndrueshëm politik

“Bota sot po përballet me frikën e shkatërrimit, pasi ka mbetur pa dashuri, po flet me gjuhën e urrejtjes, sepse e ka humbur fuqinë e arsyes dhe po merren vendim sipas interesave të fortëve dhe jo sipas drejtësisë. Mjerisht, kjo mënyrë e të menduarit, kjo formë e veprimit dhe kjo qasje ndaj njerëzit tjetrit po merr jetë njerëzish gjithandej botës ku ka luftë, padrejtësi e varfëri. Kjo ka plagosur rëndë ndërgjegjen politike të botës. Mbi të gjitha po shkatërron shpresat e brezave të ri dhe po i bën të paaftë ata që të jetojnë në paqe dhe dashuri. Nuk është e mirë as gjendja mes nesh e për këtë nuk mund ta fajësojmë askënd, por të ndihemi bashkëfajtorë për çdo situatë që nuk e kemi në nivelin e duhur… E ndjej të nevojshme t’ju ftoj të jemi më të përgjegjshëm për të restauruar gjendjen në të cilin kemi jetuar në vitin që po lëmë pas, duke kryer obligimin qytetar, pasi do të kontribuojnë të gjithë që vendi të ketë stabilitet të qëndrueshëm politik, të përshpejtojë hapat drejt familjes evropiane dhe të arrijë të ruajë vlerat bazike të shoqërisë sonë”, tha Dodë Gjergji.

Krishtlindja pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Në historinë e krishterë, lindja e Krishtit sjell mrekullinë e mishërimit – Zoti e bën veten plotësisht njerëzor duke marrë pamjen e një fëmije të pafuqishëm, por diçka e mrekullueshme ndodh në të vërtetë në çdo lindje.

Në Ditën e Krishtlindjes, të enjten, nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 18:00 mesha në Kishën e “Shën Ndout” në “Ulpianë”, Prishtinë./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme