Përgaditi Dashnim HEBIBI
Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë ka publikuar programin zyrtar të Ditëve të Kulturës Shqiptare 2025, një ngjarje tashmë tradicionale që synon promovimin e kulturës, artit dhe trashëgimisë shqiptare në Kroaci. Aktivitetet do të zhvillohen nga 25 deri më 28 nëntor 2025 në disa lokacione të Zagreb-it, duke mbledhur intelektualë, artistë, komunitetin shqiptar dhe miqtë e kulturës shqiptare.

25 nëntor 2025, ora 19:00 – Tryezë e rrumbullakët
Ngjarja hapet me një diskutim të rëndësishëm me temë:
“Problemet e komunitetit shqiptar – copëtimi apo bashkimi i shqiptarëve në Kroaci”,
që do të mbahet në selinë e Unionit të Shqiptarëve në Zagreb.
Në panel marrin pjesë: Esad Çollaku, Emirat Asipi, Viktor Ramaja dhe Don Albert Jakaj.
Diskutimi synon analizimin e sfidave të organizimit të komunitetit shqiptar dhe hapat drejt forcimit të bashkëpunimit.
26 nëntor 2025, ora 19:00 – Koncert i muzikës klasike
Në Novinarski Dom në Zagreb do të performojë Agon Preni “TRIO”, një koncert i nivelit të lartë që i kushtohet bashkëpunimit kulturor dhe promovimit të talentit të muzikantëve shqiptarë.
27 nëntor 2025, ora 16:00 – Filma shqiptarë
Në KIC, Preradovićeva 5, do të shfaqen disa filma të autorëve shqiptarë:
- Anita Morina – SOS
- Endrit Qarolli – Ndera
- Ana Morina – Pashtriku
- Nuhi Bytyqi – Mbijetesa dhe shkolla / dokumentarë
Kjo ditë i dedikohet kinematografisë shqiptare dhe historive autentike që reflektojnë jetën, sfidat dhe identitetin shqiptar.
28 nëntor 2025, ora 20:00 – Mbrëmje festive muzikore
Evenimenti mbyllet në Hotel Antunović me një mbrëmje festive ku do të performojnë artistët e njohur:
Leonora Jakupi dhe Asim Gashi.
Nata pritet të mbledhë një numër të madh pjesëmarrësish dhe të krijojë atmosferë festive në prag të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Organizatorët
- Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë
- Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit
- Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija”




