7.8 C
Zurich
Saturday, February 21, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Presidenti Begaj: Ta ruajmë dhe ta përcjellim gjuhën shqipe brez pas brezi

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i përcolli shqiptarëve mesazhin për rëndësinë e ruajtjes, përcjelljes së gjuhës shqipe.

Në profilin zyrtar në facebook, Presidenti Begaj publikoi video-mesazhin me poezinë “Gjuha shqype”, të interpretuar nga nxënës të shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu” në Peshkopi, shkollë e cila është fituesja aktuale e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe.

“Krenar për gjuhën tonë amtare shqipe. Ta duam, ta ruajmë, ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë amtare,”- shprehet Presidenti i Republikës.

Këto vargje të Fishtës, si në kohën kur u shkruan, edhe sot, kanë të njëjtin kumbim për bukurinë e gjuhës shqipe, përcjelljen e saj nga brezi në brez, ruajtjen e gjuhës në vise e fe të ndryshme, si edhe fuqinë e saj si elementi identitar i kombit tonë.  

Pikërisht këtë mesazh ka ndarë sot Presidenti i Republikës, me synim ndërgjegjësimin e çdo shqiptari për ruajtjen, përcjelljen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB