-1.1 C
Zurich
Tuesday, January 20, 2026
spot_img
spot_img

Diplomacia e librit në Cyrih: Konsullata e Kosovës mirëpret botues e studiues shqiptarë

Duhet ti lexosh

Zürich, 19 janar 2026 – Në një atmosferë miqësore, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, priti sot në Konsullatë dy personalitete të shquara të botës intelektuale dhe botuese, njëri me veprimtari në Zvicër dhe tjetri në Kosovë.

Me këtë rast, u mirëpritën z. Berat Thaçi, editor i Shtëpisë Botuese “Libri Im” nga Peja, si dhe Dr. Dashnim Hebibi, President i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore në Zvicër. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit kulturor dhe promovimit të vlerave kombëtare përmes librit dhe dijes.

HelveticALforum.ch vlerëson se ky takim shënon një moment të veçantë për komunitetin shqiptar në Zvicër, duke vënë në pah rolin e diplomacisë kulturore dhe lidhjen e qëndrueshme mes diasporës dhe institucioneve në Kosovë.

Gjatë pritjes, z. Berisha i përgëzoi të pranishmit për botimin dhe promovimin e dy veprave të fundit: “Rexhep Demiri – Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik”, si dhe librin “Udhëtim drejt rrënjëve”, nga autorët Dashnim Hebibi dhe Florim Useini. Të dy librat trajtojnë tema me rëndësi historike, kulturore dhe identitare, duke sjellë reflektime të thella mbi përvojën personale, kolektive dhe institucionale shqiptare.

Veprat janë botuar nga Shtëpia Botuese “Libri Im”, nën përkujdesjen profesionale të editorit Berat Thaçi, me kontributin e redaktorit dhe lektorit Jeton Arifi. Ky bashkëpunim dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm ndaj cilësisë dhe seriozitetit në botimet shqiptare.

Takimi në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih u vlerësua si një shembull i mirë i ndërthurjes së diplomacisë, kulturës dhe shkencës, duke forcuar më tej urat e komunikimit mes Kosovës dhe diasporës shqiptare në Zvicër.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme