Nga Juljana Latifi
Ndodhemi në prag të festave të fundvitit, ku njerëzit në mbarë botën përgatiten për një atmosferë sa më të bukur dhe të ngrohtë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Gjatë këtyre ditëve ata mblidhen me familjarët dhe miqtë e tyre për të festuar, për të shkëmbyer dhurata, për të ndarë momente të lumtura, por mbi të gjitha për të reflektuar mbi vitin që lamë pas. Emigrantët janë ajo pjesë e shoqërisë, ku jo të gjithë e kanë mundësinë të festojnë me familjarët e tyre, ndaj për ta bërë sa më të ngrohtë dhe festive këtë periudhë, Bordi i Shkolles Shqipe “Skëndebej” organizoi një event festiv me dhurata, punime dore me temë festash dhe urime të ngrohta me njëri-tjetrin.
Aktiviteti nisi me punime dore nga nxënësit e shkollës, përfshirë këtu vizatime, ngjyrosje dhe përgatitje zbukurimesh për Krishtlindjesh, ku në përfundim nxënësit i morën në shtëpitë e tyre si një kujtim I bukur nga shkolla jonë për t’i ndarë me familjarët e tyre. Në vijim mësueset Adelina Laçaj, Geltiana Bulku dhe Juliana Latifi vijuan me një rikujtesë të atyre çfarë nxënësit e kësaj shkolle kanë mësuar gjatë këtij viti, përfshirë këtu shkronjat e alfabetit tonë të bukur shqip. Nxënësit I kanë futur në fjalorin e tyre këto shkronja duke e pasuruar atë me fjalë të shumta, të cilat ata i kanë mësuar në shkollën shqipe “Skënderbej”, por edhe në ambientet e tyre familjare.

Momenti më kulminant i këtij aktiviteti ishte prania e oficerit shqiptar Eqrem Gryka, President of the Port Authority Illyrian Association, i cili së bashku me bashkëshortën dhe djalin e tij të vogël gëzoi fytyrat e shumë fëmijëve me lodra shumëngjyrëshe duke i dhënë kështu një suport shumë të madh komunitetit shqiptar në Amerikë, pasi ky nuk ka qenë i vetmi donacion që ai ka bërë.
Bashkepunimi me shoqaten Port Authority Illyrian Association, u be e mundur fale nismes se kordinatorit se Kryesise se Shoqates Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc me bordin e shkolles, Z.Ervin Toro. Më tej nxënësit e shkollës shqipe “Skënderbej” kanë vijuar me programin e këngëve dhe valleve kushtuar festave të fundvitit për t’u ritakuar sërish në vitin e ardhshëm për të vijuar kështu me misionin e shenjtë të mësimdhënies në gjuhën e bukur shqipe. Shkolla shqipe “Skënderbej” me vendndodhje në Brooklyn, New York, I’u uron mbarë shqiptarëve në të gjithë botën Gëzuar festat e fundvitit, mbarësi dhe mirësi në familjet tuaja! /GD




