2 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Dhimbja që formon

EKSKLUZIVE

Nga Prof.dr. Xhavit LIPAJ, Zvicër

Dhimbja s’erdhi të më rrëzojë,

- Reklama -

as të më bëjë hi nën erë,

ajo trokiti në pragun tim

si mësuesja më e ashpër,

- Advertisement -

që flet pa zë,

por lë gjurmë të pashlyeshme.

Ajo ma mori rehatinë,

ma thyeu gjumin e qetë,

dhe më uli përballë vetes

në bankën e shkollës së brendshme,

ku librat janë plagët

dhe fletoret janë kujtimet.

Më mësoi se njeriu nuk rritet

nga duart e buta të lumturisë,

por nga shtrëngata që ia shqyen krahët,

që ia mëson artin e fluturimit

pa krahë, vetëm me guximin e shpirtit.

Më mësoi se shpresa s’është dritë e gatshme,

por shkëndijë që ndizet

kur errësira bëhet mbytëse.

Se forca nuk është muskul,

por aftësia për të buzëqeshur

kur syri është i lagur nga loti.

Dhimbja më detyroi të shoh

atë që nuk doja ta shihja: dobësinë time,

krenarinë time të thyer,

muret që kisha ngritur vetë kundër vetes.

Ajo më tha:

“Unë nuk vij të të shkatërroj,

por të të rindërtoj me gurët

që i hodhe mënjanë nga vetja.”

Dhe unë e kuptova,

dhimbja është farkëtar,

unë jam hekuri i papunuar,

zjarri i saj më djeg,

por çekiçi i saj më jep formë.

Sot, kur shikoj prapa,

e di: dhimbja nuk ishte dënim,

ishte dhuratë e hidhur, një alfabet i ri

me të cilin më mësova të shkruaj fjalën njeri.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme