3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Dhëndri i Trump, “investitori strategjik”, “New York Times”: Në Sazan do ndërtohet kompleksi luksoz 1.4 miliardë dollarë!

Duhet ti lexosh

Vendimi i qeverisë shqiptare për të shpallur investitor strategjik kompaninë e Jared Kushnere, dhëndrit të Donald Trump për të ndërtuar një resort luksoz në Sazan ka marrë vëmendjen e mediave amerikane.

New York Times thotë se projekti është një nga disa që anëtarët e familjes së presidentit të sapozgjedhur Donald Trump kanë me vendet e huaja që kanë çështje politike në pritje me Shtetet e Bashkuara.

“Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë miratimin paraprak një plani të propozuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald J. Trump, për të ndërtuar një kompleks hotelesh luksoze 1.4 miliardë dollarë në një bazë të vogël ushtarake të braktisur në brigjet e Shqipërisë.

Ky është një nga projektet që përfshin drejtpërdrejt entitete qeveritare të huaja që do të ecin përpara edhe kur Trump do të jetë në krye të politikës së jashtme në lidhje me të njëjtat kombe.

Miratimi nga Komiteti i Investimeve Strategjike të Shqipërisë, i cili drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i jep zotit Kushner dhe partnerëve të tij të biznesit të drejtën për të vazhduar me negociatat e përshpejtuara për ndërtimin e resortit luksoz në një seksion prej 111 hektarësh në ishullin e  Sazanit që do të lidhet me traget me kontinentin”, thuhet ne shkrim, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit