0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Dështon edhe tentimi i dhjetë për konstituimin e Kuvendit

Duhet ti lexosh

Sot në orën 10:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish në sallën e këtij institucioni në tentimin e dhjetë për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Ashtu sikurse në nëntë përpjekjet e kaluara, edhe kësaj radhe njohësit e politikës nuk presin ndonjë lëvizje pozitive drejt konsolidimit të Kuvendit, duke i parë qëndrimet e partive.

Kandidatja për kryekuvendare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu deri më tash nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme të deputetëve për t’u ulur në karrigen kryesore të këtij institucioni.

Në përpjekjen e nëntë, Lëvizja Vetëvendosje propozoi që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim u atakua nga partitë e tjera, të cilat e vlerësuan një tentim të tillë si shkelje të rregullores së Kuvendit dhe si rrjedhojë seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orëve, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e vendit, njofton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit