1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Deputeti shqiptar Fatmir Mediu në Kiev: Mbështetje e qartë për Ukrainën në Ditën e Pavarësisë

Duhet ti lexosh

Kiev, Ukrainë – Shqipëria u përfaqësua në festimet zyrtare të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, z. Fatmir Mediu, një personalitet i njohur politik. Mediu ishte pjesë e një delegacioni prej 32 deputetësh nga vende të ndryshme evropiane, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Suedinë, Spanjën, Irlandën, Britaninë e Madhe, Hungarinë, Çekinë, Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë, të grupuar në nismën Friends 4Ukraine, e cila synon të shprehë solidaritet dhe mbështetje për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.
Ceremonia solemne u zhvillua në Sheshin Sofia të Kievit dhe u drejtua nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy. Në këtë ngjarje mori pjesë gjithashtu Kryeministri i Kanadasë, i cili mbajti një fjalim krahas presidentit ukrainas. I pranishëm ishte edhe i dërguari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Gjenerali Kellog. Në kuadër të vizitës, delegacioni do të zhvillojë takime me Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, drejtues të komisioneve parlamentare, si dhe me Ministrin e Jashtëm dhe Ministrin e Mbrojtjes. Po ashtu, mbetet në pritje konfirmimi i një takimi me Presidentin Zelenskyy, njofton z.Mediu. Delegacioni ndërkombëtar, përfshirë përfaqësuesin nga Shqipëria, është ftuar gjithashtu në një pritje të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev, duke reflektuar mbështetjen e gjerë ndërkombëtare për sovranitetin dhe lirinë e Ukrainës. / Përgaditi:D.Hebibi  
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit