2.1 C
Zurich
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Deputetët e opozitës në SHBA

Duhet ti lexosh

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku, deputetët Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Ivi Kaso, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në SHBA, ku janë takuar me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen kongresmenin Pete Sessions, dhe kongresmenin John R. Moolenaar.

Gjatë takimit, deputetët e opozitës kanë theksuar nevojën e forcimit të partneritetit mes Shqiprisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Washington DC, në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen kongresmenin Pete Sessions, dhe kongresmenin John R. Moolenaar, ku diskutuam për forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqëndrohet në reforma reale që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Partneriteti strategjik me SHBA duhet të forcohet në prioritetet e përbashëta. Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë”, shkruan Bardhi nw Facebook, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme