3.6 C
Zurich
Wednesday, January 28, 2026
spot_img
spot_img

Deputetë të rinj shqiptarë nisin programin IVLP në SHBA, theksohet bashkëpunimi ndërpartiak

Duhet ti lexosh

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka pritur në Ambasadën Amerikane në Tiranë deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, të cilët do të nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP).

Gjatë takimit, VanHorn i përgëzoi deputetët për përfshirjen e tyre në këtë program prestigjioz dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deputetët do të udhëtojnë së bashku në Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida.

Programi IVLP synon të thellojë bashkëpunimin SHBA–Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, përfshirë nxitjen e lidhjeve tregtare, avancimin e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve të përbashkëta ndërpartiake.

Në njoftimin e saj zyrtar, Ambasada Amerikane në Tiranë vlerëson këtë vizitë si një mundësi të rëndësishme për shkëmbim përvojash, forcim të dialogut politik dhe ndërtim të partneriteteve afatgjata që kontribuojnë në stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të vendit, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme