POSTIMET E FUNDIT

Departamenti i Informatikës në bashkëpunim me Shoqatën e Tregtisë Shqiptare në Internet (AECA)

Organizon takimin informues mbi programin “e-Entrepreneur Accelerator by AECA”, një akselerator dedikuar studentëve që dëshirojnë të zhvillojnë një biznes në internet.

Ky program është një mundësi unike për të mësuar se si aftësitë teknike të fituara në universitet mund të përdoren për të ndërtuar një produkt konkret ose biznes të suksesshëm.

Drejtuesi i projektit Valer Pinderi së bashku me një nga bizneset mbështetëse tek shoqata do të bëjnë prezantimin e programit dhe të akseleratorit në orarin dhe sallën e mëposhtme:

Data: 16.01.2025

Ora: 12:00-13:00

Salla: D2

Fakulteti Shkencave të Natyrës 

 

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB