-0.2 C
Zurich
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Demokracia që flet me vepra – Urime Kosovës dhe Qeverisë “Kurti 3”

Duhet ti lexosh

Acad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, ish-rektor i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ka uruar Kryeministrin Albin Kurti dhe qytetarët e Kosovës për ditën e zgjedhjeve, duke e vlerësuar procesin zgjedhor si dëshmi të pjekurisë demokratike, stabilitetit institucional dhe kulturës politike që po e karakterizon gjithnjë e më shumë Republikën e Kosovës.

Urime qeverisjen “Kurti 3”, z. Kryeministër!

Kosova, si gjithmonë deri më tani, dëshmoi kapacitet të lartë demokratik dhe institucional, si asnjë shtet tjetër në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vetëm tre orë pas mbylljes së votimeve, KQZ shpalli rezultatet nga mbi 98% e votave të numëruara. Liderët opozitarë uruan qytetarët dhe fituesin; njëri prej tyre pothuajse e dha dorëheqjen për rezultatin e dobët – standard që shpesh as Evropa nuk e praktikon. Ju lumtë!

Tani, uroj dhe shpresoj që sa më parë të krijohen institucionet, aq të nevojshme për Republikën. Me shpresë që në këtë mandat Kryeministri Kurti do t’ia përkushtojë vëmendjen ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, standardit qytetar, partneritetit strategjik me SHBA-në dhe BE-në, si dhe mirëqeverisjes – të gjitha këto të domosdoshme për Kosovën, e jo vetëm, transmeton helveticALforum.ch

Kosova, që posedon kaq shumë burime energjetike, nuk guxon të mbetet energjetikisht e varur nga të tjerët. Kosova, me atë distancë dhe mundësi për portin e vet detar në Shëngjin, nuk guxon të mbetet pa hekurudhë, së paku deri në port e më pas drejt Tiranës dhe Durrësit. Kosova, me potencialin ende më të madh në rajon të popullsisë rinore, me shpirt dhe guxim të jashtëzakonshëm ndërmarrës, me hapësirë të madhe fiskale dhe me nivel rreth katër herë më të ulët të borxhit publik, nuk guxon dhe nuk duhet të mbetet e fundit në rajon.

Kosova, me popullin dhe kulturën më perëndimore (pro-amerikane dhe pro-evropiane), nuk duhet të mbetet në shoqëri me vende që flasin për Perëndimin, por veprojnë për Lindjen. Uroj që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë një vit të mbarë e të begatë, ndërsa Kryeministrit Kurti i uroj një mandat shumë të suksesshëm në përmbushjen e nevojave të përmendura më lart dhe më gjerë, transmeton helveticALforum.ch

GËZUAR!

P.S. Fotoja e zgjedhur për dy fituesit më të mëdhenj të vitit: akad. Justina Pula, gruaja e parë nga rajoni – Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe KM Kurti, për fitoren bindëse që do të prodhojë institucionet e Republikës dhe do ta nxjerrë shtetin nga “udha pa krye”.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme