1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Dardanët dhe Helvetikët u ndanë miqësisht nga ndeshja e futbollit në Prishtinë

Duhet ti lexosh

Atmosferë po në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shi po, gola po dhe ndahen në barazim (1:1) kombëtarja e Kosovës dhe Zvicrës, në kuadër të xhiros së fundit (xhiro e 6-të) të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Zvicra feston kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Kosova feston barazimin dhe kalimin në play-off, ku do të kërkojë kualifikimin në muajin mars për Kampionatin Botëror.

Kapiteni Granit Xhaka si zakonisht titullar e Andi Zeqiiri futet në minutën e 69-të.

Kosova – Zvicra 1:1

Stadiumi “Fadil Vokrri:” në Prisbtinë.
Gjyqtar: D. Massa (Italia). 
Shikues: 10.000.

Shënues: Musliu (74′) –  Vargas (47′).
Kartona të verdhë: Am. Rrahman, Rexhbeçaj.
Kosova: Muriç, Aliti, Am. Rrahmani (I. Krasniqi 72′), Dellova, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha (Zabërgja 62′), Rexhbeçaj, Muslija (Berisha 86′), Asllani (Zhegrova 63′) dhe Muriqi (Al. Rrahmani 86′).
Zvicra: Kobel, Rodriguez, Akanj, Elvedi, Widmer (Schmidt 75′), Sow (Fassnacht 89′), Aebischer, Xhaka (Sohm 75′), Manzambi, Embolo (Zeqiri 69′) e Vargas (Rieder 69′).

Në minutën e 6-të, portieri Arijanet Muriç shpëtoi portën! Aebischer doli i vetëm, por goditja e tij ndalet në trupin e portierit tonë.

Në minutën e 37-të, Vedat Muriqi për bukuri asistoi deri të Veldin Hoxha, goditja e këtij të fundit nga rreth 16 metra u prit pa vështirësi nga portieri Kobel.

Pjesa e dytë filloi keq për Kosovën.

Në minutën e 47-të, Sow asistoi deri të Vargas i harruar nga mbrojtja jonë, del i vetmuar dhe me goditje të fortë e në mes të këmbëve të portierit Muriç kaloi në epërsi Zvicrën, 0:1.

Pas 8 minutave (55)’ Manzambi mashtroi një lojtar të Kosovës, goditja e tij nga 3-4 metra u ndal në këmbë e portierit tonë.  

Në minutëb e 74-të Florent Muslija me vetëmohim të pashoq nga rreth 18 metra ka dërguar një projektil, ku portieri Kobel as që kishte gjasa të prekte topin i cili futet në këndin e epërm të majtë, 1:1.

Ndeshje e luftuar deri në fund, barazimi është epilogu real.

Zvicra përfundon në vend të parë me 14 pikë, pasojnë Kosova me 11, Sllovenia 4 dhe Suedia 2 pikë./K.Goca/BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit