4.5 C
Zurich
Saturday, December 13, 2025
spot_img
spot_img

“Dardanët”

Duhet ti lexosh

Nga Prof. Arben Hajdari

Libri “Dardanët“ është një vepër me rëndësi të veçantë për njohjen e Historisë Antike të këtij rajoni të rëndësishëm ilir. Në këtë kontekst theksojmë se është punimi i parë i kësaj fushe ku paraqitet dinamika e zhvillimit të proceseve dhe ndryshimeve të bazuara në lënden arkeologjike. Botimi i kësaj vepre do t‘u sherbej të gjithë të studiuesve të kësaj fushe kërkimore në hapësirën Ballkanike. Po ashtu, duke qene një përmbledhje e pare e këtij lloji për këtë territor, libri do të jetë me shumë interes për studentët dhe mësimdhënësit e arkeologjisë.

Libri “ Dardanët” me autor Prof. Luan Përzhitën, paraqet një punim kerkimore shkencore 20 vjecare të hulumtimeve në terren si dhe kërkime të thelluara për njohjen e burimeve historike. Kjo ka ardhur pas një pervoje të gjatë publikimesh të shkruara për dardanët, publikuar ne Shqipëri, Kosovë, Francë, Gjermani, Itali etj. Në përmbajtjen e lëndës vërehet që thelbin e zë dinamika e zhvillimit ekonomiko-kulturor dhe adminstrativo-politik i dardanëve në periudhat e ndryeshme historike.

Në shumicën e rasteve ceshtjet e trajtuara janë inkuadruar në sfondin historik të procesit transformues për periudha nga Prehistoria e deri në Mesjetë. Në këtë punim autori nënvizon gjithë procesin e zhvillimit të dardanëve duke gërshetuar të dhënat historike me ato arkeologjike që i ka shtuar vlerat kompletuese debateve shkencore për ceshtje të rëndësishme të Dardanisë. Shumë shembuj që janë reflektuar, në periudha të ndryeshme historike transformimesh, dëshmojnë për ndryshime herë herë thelbësore, që shoqërojnë shuarjen graduale të një epoke në një epokë tjetër.

Përfshirja në këtë punim e kërkimeve arkeologjike pasuruan gjithnje e me tepër edhe në trajtesat për Mbretërinë Dardane, Provincën Dardane dhe Mesjeten Dardane. Kështu është arritur një ballafaqim shumë i mirë nepërmjet krahasimeve, analizave dhe sintezës të kulturës materiale apo objekte arkeologjike me burimet historike. Interpretimi i thelluar shkencor që lidhet me paraqitjen e kulturës materiale zë një vend me rëndësi në përmbajtjn e lëndës së paraqitur pasi aty pasqyrohet dukshëm jo vetëm përhapja e kësaj lendë në territorin e Dardanisë, por dhe anologjitë dhe diversitet e saj.

Në analizën shkencore dedikuar origjinës së dardanëve” Prof. Përzhita sjell të dhënat më të fundit arkeologjike që kanë pasuruar dukshëm ketë problem aq shumë të diskutuar në ambjentin shkencor ballkanike. Ky debat që është fokusuar rreth origjinës së fisit ilir dardan, i cili banonte në territorin e Ballkanit Qendror në kufijtë që mund të ndiqen në veri të Novi Pazarit, të Nishit, në të gjithë Kosovën, në pjesën veriperëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në rrethet Kukës, Has dhe Tropojë të Shqipërisë Verilindore dhe që përbën një ndër çështjet më të rëndësishme të historisë së lashtë të popujve të Mesdheut, falë të dhënave arkeologjike në rajonin e Ballkanit, arrihet në konkulzionin që kultura ilire është formuar në këtë truall në bazë të kulturave më të vjetra të epokës së bronzit (2100-1200 para Kr.) dhe se Ilirët që jetuan në këtë territor gjatë epokës së hekurit (XII-IV para Kr.), janë pasardhës të drejtpërdrejtë të grupeve etnike që populluan këtë pjesë të Evropës që në periudhën neolitike (6000-4000 para Kr.).

Qendrat paraqytetare dardanetë cilat u ndërtuan në të gjithë territorin tashmë janë të pasqyruara edhe nga burimet e autorëve antike. Studimet kanë treguar se treva dardane në shekujt XII-VIII para Krishtit ishte një njësi etnografike e kulturore e përbashkët. Në këtë fazë kemi ndërtimin e një sërë fortifikimesh, që shpalosin një veprimtari të organizuar të dardanëve.

Themelimit të Mbretërisë Dardane (shekujt IV-I para Krishtit), autori i kushton një analizë të thellë, herë herë dhe duke debatuar për ceshtje të rëndësishme historike sic janë Dardania, territori dhe burimet e autorëve antikë; Mbretëria gjatë sundimit të mbretit Longar; Bashkëpunimi dardano-romak kundër maqedonëve (shekulli II para Kr.) ; Organizimi politik dhe zhvillimi ekonomiko-shoqëror i dardanëve (shekujt IV-II para Kr.); Gjurmë monumentesh arkeologjike të Mbretërisë Dardane.

Një vend të vecantë në ketë kapitull është analiza e ngjarjeve historike që kaloi Mbretëria Daradane që nga lindja e deri në pushtimin romak. Duke reflektuar profesionalisht mbi të dhënat e burimeve historike, autori ka sjelle jo rrallë herë një veshtrim të ri mbi historinë e shkruar të njohur deri tani për dardanët. Natyrisht kontributi kryesor është i lidhur me të dhënat arkeologjike të përfshira në ketë kapitull duke ndihmuar dhe sqaruar shumë elementë kulturore dhe etnik të munguar deri sot në këto botime. Përfshirja krahas të dhënave historike e të dhënave arkeologjike që vijnë ngë gërmimet e reja por dhe nga casjet që autori ka për territorin e Mbretërisë Dardane ku lexuesi për herë të parë do të njihet me qendrat urbane të shekujve IV-II para Kr., dhe me të dhënat e reja për kryeqendrën Damostion.

Në një ndër periudhat e lulëzuara të Dardanisë, e konceptuar me titullin “Dardanët dhe Roma”, autori analizon arkeologjikisht problematikën e proceseve të transformimit ekonomik dhe social në Dardani (shekujt I-IV), e cila po kalonte një situatë të re administrative dhe kulturore me depertimin romak në Ballkan. Kështu në sintesen mbi dardanët në Provincën e Mëzisë së Epërme, njihemi për shkallëzimin e depërtimit romak në cdo qelizë të jetës ekonomike, administrative, linguistike, ushtarake dhe urbane. Natyrisht ky proces ishte i lidhur ngushtësisht me statusin administrativ dhe ekonomik të qyteteve kryesore të Dardanisë, sic janë Naissus, Municipium DD në Socanicë, Scupi, Ulpiana etj.,si dhe me qarkullimin monetar, artin, kulturën dhe religjionin. Me interes është dhe analiza që i dedikohet Via Lissus-Naissus, arterie që lidhte Adriatikun me Ballkanin Qendrorë deri në Danub.

Transporti i ngritur në terë Dardaninë ishte ndër opsionet strategjike të Romës pasi lidhet me shfrytëzimin e minierave dhe të resorteve të tjera aq të pasura që kishte ky rajon. Një vend të vecantë në librin Dardanët autori i ka kushtuar periudhës “Nga Konstandini te Justiniani”, e cila përfshinë shekujt IV -VI, që reflekton ngjarjet historike të kohës dhe zhvillimin e qendrave urbane nga krijimi i Provincës së Dardanisë e deri në fillimin e dyndjeve barbare. Një vëmendje me rëndësi autori i kushton jetës së perandorëve të shquar me origjinë dardane Konstadinit dhe Justinianit.

Ndërtimet në Dardani në periudhën e Justinianit zënë një pjesë të madhe në ketë kapitull pasi analizohen tipi, funksioni, relacionet që kanë fortesat me njëra tjetra dhe ngritja e tyre strategjike në raport me mbrojtjen e limesit Danubian. Po ashtu për herë të parë vecohet tipi qytezë si një zhvillim urban ndërmjet qyteve kryesore dhe zonave periferike të provincës. Vecojmë në këtë studim sintezën e plotë arkeologjiko-historike mbi ceshtje të diskutueshme që janë të lidhura me periudhën paleokristiane në Dardani “Dardanët në udhën e krishterimit”, në të cilin janë analizuar burimet historike me ato arkeologjike për qendra kishtare sic ishin Justiniana Prima, Justiniana Secunda, Naissus, Scupi etj. Njëkohësisht janë me shumë interes konkluzionet e nxjerra mbi monumente të periudhës paleokristiane dhe kishat e qytezave paleobizantine në provincën e Dardanisë.

Në vijim ky studim ndalet në periudhën e shekujve VI-IX, dhe sjell një vështrim rreth shekujve të errët të Mesjetës, për periudhën nga shekullin VII mbas Kr. Autori konstaton se, me rënien e botës antike ashtu si dhe viset e tjera të Perandorisë Bizantine edhe dardanët u futën në një epokë të re, në atë të mesjetës. Tashmë në provincat ilire te Praevalis, Dardani, Epirin e Ri dhe Epirin e Vjetër janë shënuar ngjarje të rëndësishme që u reflektuan në përzierjet etnike nga popullsi sllave dhe në ndryshimin e hartës etnike në Ballkan. Natyrisht për të ardhur deri në shekujt e mesjetës, shoqëria dardane ka kaluar disa momente historike mjaft të rendësishme gjatë antikitetit të vonë siç është kristianizmi. /GD

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme