0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Cyrihu nderon profesor Naser Ulajn për 25 vite shërbim dhe kontribut të jashtëzakonshëm në arsim

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim Hebibi

Cyrih, shtator 2025 – Me rastin e 25-vjetorit të punës si mësimdhënës në qytetin e Cyrihut, profesor Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it në Cyrih, u nderua nga vetë presidentja e shkollave të qytetit, znj. Katrin Wüthrich, me një dhuratë të veçantë: një pikturë historike e Cyrihut që daton nga viti 1850.

Profesor Ulaj, i cili shërben si asistent në shkollën zvicerane dhe gëzon respekt të lartë profesional, u vlerësua jo vetëm për kontributin e tij personal, por edhe si përfaqësues i denjë i komunitetit shqiptar në Zvicër.

Ceremonia u zhvillua në vendin e tij të punës, duke reflektuar respektin e institucioneve zvicerane ndaj figurave që për dekada kanë dhënë ndihmesë në jetën arsimore, kulturore dhe shoqërore të Cyrihut.

Në fjalën e saj, znj. Wüthrich theksoi:

“Ky jubile nuk është vetëm një përvjetor pune, por një dëshmi e bashkëjetesës së frytshme dhe respektit të ndërsjellë mes komunitetit shqiptar dhe institucioneve tona arsimore.”

I emocionuar nga ky gjest, profesor Ulaj u shpreh:

“Ky nderim nuk është vetëm për mua personalisht, por për të gjithë komunitetin tonë shqiptar që me shpirt e zemër kontribuon për të mirën e gjuhës, arsimit dhe kulturës sonë në Zvicër. Vitet ikin shpejt, por është bukur kur mund të ndalesh dhe të shohësh se puna e ndershme vlerësohet.”

Ky gjest simbolik i qytetit të Cyrihut është dëshmi e vlerësimit që Zvicra i kushton kontributit të diasporës shqiptare, duke e konsideruar atë pjesë të pandashme të mozaikut të saj shoqëror dhe kulturor.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit