Kjo përballje u konsiderua si një derbi shqiptar në Itali, pasi në fushë u paraqitën dy përfaqësues të Kosovës dhe Shqipërisë. Mërgim Vojvoda, reprezentues i Kosovës, luajti 46 minuta për Comon, ndërsa Berat Gjimshiti, kapiten i Shqipërisë, u aktivizua nga minuta e parë për Atalantën. Momenti kyç i ndeshjes ndodhi herët, kur futbollisti Ahanor u përjashtua drejtpërdrejt me karton të kuq. Si pasojë,
Atalanta u detyrua të luajë plot 82 minuta me një lojtar më pak, por megjithatë arriti të rezistojë dhe të sigurojë një pikë shumë të vlefshme në transfertë.
Pas kësaj ndeshjeje, Como renditet në vendin e gjashtë me 41 pikë, pesë më shumë se Atalanta, e cila ndodhet një pozitë më poshtë në renditje./K.Goca/BS




