-0.6 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

ÇMIMI I EKSELENCËS POETIKE NDËRKOMBËTARE “SERGIO CAMELLINI” MODENA -ITALI

Duhet ti lexosh

Nga Regina Resta

22 nëntori 2025 në Modena të Italisë shënoi fillimin e një eventi të jashtëzakonshëm:
Ceremoninë e Edicionit të Parë të Çmimit Ndërkombëtar Sergio Camellini.

Çmimi i ekselencës poetike “Sergio Camellini” u themelua nga Shoqata VerbumlandiArtAps
nga Presidentja Regina Resta dhe Dr. Marcella Camellini, anëtare e Komitetit Shkencor.
Presidenti i Jurisë Dr Hafez Haidar, Kalorës i Republikës, shkrimtar dhe përkthyes arab,
libanez i natyralizuar italian, Kandidat për Çmimin Nobel për Paqe dhe Letërsi, sëbashku me anëtarët e tjerë të jurisë, nderoi fituesit e këtij konkursi të rëndësishëm i aprovuar nga Senati i Republikës Italiane.

Në këtë event, u nderua gjithashtu me “Çmimin Ekselencë në Promovim dhe Kulturë”, pranë personaliteteve të Ekselencës Kulturore edhe Angela Kosta, përkthyese, promovuese
ndërkombëtare dhe Ambasadore e Paqes Kulturore në disa shoqata të tjera kulturore, e cila nuk mundi të ishte prezente, pasi po më 22 nëntor gjendej në Pallatin e Bashkisë Vetralla, ku u nderua me çmimin “Oscar Wilde”, si Promovuese Kulturore Ndërkombëtare e gjithashtu u vlerësua edhe për librin: Il Potere Dell’Apocalisse – Pushteti i Apokalipsit.
Ceremonia e eventit Çmimi i Ekselencës Poetike “Sergio Camellini”, u zhvillua në Aula Magna.

  • Pallati Dukal i Akademisë Ushtarake (Modena) rreth orës 15:00.
    Pas një preludi muzikor dhe përshëndetjeve zyrtare, të cilat u hapën me videon “Jeta e Dr.
    Sergio Camellinit” si dhe fjalimin e Presidentes së Nderit të Çmimit, Marcella Camellini, e
    pasuar nga fjalimi i Dr Regina Resta, Senatores Vincenza Rando si dhe përfaqësuesve të
    komunave të pranishme, ceremonia e ndarjes së çmimeve vazhdoi me prezantimin e Pllakave dhe Medaljeve Nderuese për Ekselencën në Karrierë dhe Kulturë, për personalitetet e cituar më poshtë:

  • SEN. VINCENZA RANDO – Avokate, Senatore e Republikës, Legjislatura XIX;
    Anna Maria Lombardi – Kalorëse në OMRI, filozofe, psikologe, psikoterapeute, autore dhe
    poete;
    ANGELA KOSTA – Poete, përkthyese, editore, gazetare dhe kritike letrare;
    ANNA GIADA ALTOMARE – Sipërmarrëse botuese / themeluese & CEO e Another Coffee
    Stories;
    Cinzia Baldazzi – Kritike letrare, shkrimtare dhe gazetare kulturore;
    Davide Foschi – Piktor bashkëkohor, artist vizual dhe poet;

Domenico Pisana – Shkrimtar, poet dhe studiues teologjie;
DONATELLA RAMPADO – Menaxhere, trajnere dhe këshilltare marketingu & komunikimi;
Francesco Lenoci – Profesor në Universitetin Katolik Zemra se Shenjtë në Milano;
GIANNI CASALE – Avokat, shkrimtar;
GIUSEPPE ALETTI – Poet, botues dhe profesor letrash;
LORENZO SPURIO – Poet, shkrimtar dhe kritik letrar;
Luciano Manfredi – Poet, shkrimtar;
LUIGI BULLA – Kryetar i Qendrës Kulturore për aktivitetet poetike/botues.
Marina Pratici – Eseiste, poete, kritike letrare, themeluese dhe Presidente e çmimeve letrare
prestigjioze;
MICHELE MIANO – Redaktor dhe bashkë – redaktor (Botues i Guido Miano);
NICOLA PAONE – Shkrimtar, promovues kulture;
NINA MISELLI – Shkrimtare, promovuese kulture dhe organizatore e çmimeve letrare;
WALTER ZULIANI – Doktor dhe trajner;
RITA CORUZZI – Gazetare dhe shkrimtare e romaneve historike;
Rodolfo Vettorello – Arkitekt, poet dhe recitues;
SIMONA CASTIGLIONI – Radioterapeute kryesore;
SONIA DEMURTAS – Kuratore/redaktore artistike dhe promovuese kulture.
DUET KËNGËSH “CLAUDIO & DIANA – La Posteggia Napoletana – Artistë
Më pas u nderuan me çmimet e kategorive përkatëse edhe autorët fitues nga seksione të
ndryshme të letërsisë.

Çmimi i parë për autorët e huaj iu dha poetit, kritikut letrar, dramaturgut dhe gazetarit të njohur shqiptar Arben Iliazi me poezinë: ARRATISJE. Me mirënjohje të thellë dëshiroj të shpreh falënderimin tim të sinqertë ndaj të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e plotë të Edicionit të Parë të Çmimit Ndërkombëtar të Ekselencës “Sergio Camellini”.  Ky çmim, i lindur për të nderuar kujtimin dhe trashëgiminë njerëzore e profesionale të të ndjerit Sergio Camellini, këtë vit, arriti të bashkojë rreth vlerave të kulturës, etikës dhe cilësisë artistike, një publik të vëmendshëm dhe një komunitet gjallërues e pjesëmarrës.  Prania dhe mbështetja juaj e shndërruan këtë ditë në një moment madhështor domethënës, i cili rifreskoi angazhimin ndaj përhapjes së bukurisë së artit dhe letërsisë, kërkimit, studimit dhe mendimit.

Dëshiroj t’u shpreh një falënderim të veçantë:

  • Anëtarëve të Jurisë, për kompetencën, ndjeshmërinë kritike dhe kohën e kushtuar për
    vlerësimin e veprave; 
  • Autoriteteve të pranishme, të cilat me pjesëmarrjen e tyre i dhanë çmimit prestigj dhe vlerë
    institucionale; 
  • Pjesëmarrësve dhe fituesve, të cilët me talentin e tyre pasuruan Çmimin me perspektiva,
    emocione dhe vizione të reja mbi të tashmen tonë; 
  • Të ftuarve dhe të pranishmëve në sallë, për vëmendjen, entuziazmin dhe respektin që e
    bënë këtë ngjarje një moment vëllazërie të vërtetë;
  • Bashkëpunëtorëve, vullnetarëve dhe partnerëve kulturorë, për punën e çmuar dhe të
    përkryer, pa të cilët asgjë nuk do të ishte e mundur sot.
    Një falënderim i shkon gjithashtu familjes Camellini, e cila e ka mbështetur dhe shoqëruar këtë projekt me bujari të madhe e ndjenjë të thellë vazhdimësie emocionale dhe kulturore. 

  • Çmimi “Sergio Camellini”, do të rritet çdo vit falë secilit prej jush.
    Duke ju shprehur sërish mirënjohjen time, shpresoj që entuziazmi dhe energjia e ndarë në
    këtë edicion, të na udhëheqin drejt arritjeve të reja, gjithmonë në emër të kulturës, përfshirjes dhe vlerës njerëzore.
  • Me respekt dhe përzemërsi Regina Resta, Presidente e Shoqatës VerbumlandiArtAps

(Përktheu: Angela Kosta)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit