1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Çka ndodhi për herë të parë në historinë e Ligës së Kampionëve?

Duhet ti lexosh

Atletico Madrid mposhti Slovan Bratislavën me rezultat 3-1 në Madrid në xhiron e gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Në këtë ndeshje, për herë të parë në histori, dy baballarë futën në fushë djemtë e tyre në të dyja skuadrat. 21-vjeçari Giuliano Simeone, djali i trajnerit Diego, ka luajtur nga minuta e parë për Atletico Madridin. Për mysafirët luajti Vladimir Weiss Jr., djali i trajnerit me të njëjtin emër të Slovan Bratislava. Antoine Griezmann shënoi dy herë për skuadrën spanjolle (42′ dhe 57′), ndërsa Julian Alvarez shënoi një herë (18′). Për mysafirët nga Sllovakia, David Strelec shënoi nga penalltia në minutën e 51-të. Ishte humbja e gjashtë e sllavëve në gjashtë raunde, që do të thotë se kampionët sllovakë nuk kanë më shanse të kalojnë në raundin e dytë të garës, shkruan telegrafi.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit