2 C
Zurich
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

Chikungunya rrezikon Evropën: Ngrohja globale zgjeron territorin e mushkonjave për transmetim

EKSKLUZIVE

Një sëmundje virale tropikale jashtëzakonisht e dhimbshme, e njohur si Chikungunya, tashmë mund të transmetohet nga mushkonjat në pjesën më të madhe të Evropës, sipas një studimi të ri shkencor të raportuar nga The Guardian.

Rritja e temperaturave si pasojë e krizës klimatike ka zgjatur ndjeshëm periudhën gjatë së cilës infeksionet janë të mundshme. Në vende si Spanja dhe Greqia, por edhe në zona të tjera të Evropës Jugore, transmetimi mund të ndodhë për më shumë se gjashtë muaj në vit, ndërsa në juglindje të Anglisë për rreth dy muaj në vit.

Sipas shkencëtarëve, me vazhdimin e ngrohjes globale, është vetëm çështje kohe që sëmundja të përhapet më tej drejt veriut. Analiza është e para që vlerëson në mënyrë të plotë ndikimin e temperaturës në kohën e inkubacionit të virusit tek mushkonja tigër aziatike, një specie që ka përhapur virusin në Evropë gjatë dekadave të fundit.

- Reklama -

Studimi zbuloi se temperatura minimale për transmetim është 2.5 gradë Celsius më e ulët se sa ishte vlerësuar më parë, një ndryshim që studiuesit e cilësojnë si “mjaft tronditës”.

Virusi i Chikungunya u identifikua për herë të parë në vitin 1952 në Tanzani dhe për dekada ishte i kufizuar në rajonet tropikale, ku regjistrohen miliona raste çdo vit. Sëmundja shkakton dhimbje të forta dhe të zgjatura të kyçeve, të cilat mund të jenë dobësuese dhe, në disa raste, fatale, veçanërisht për fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.

Gjatë viteve të fundit janë raportuar raste sporadike në më shumë se dhjetë vende evropiane, ndërsa në vitin 2025 shpërthime me qindra raste u regjistruan në Francë dhe Itali. Sipas autorit kryesor të studimit, Sandeep Tegar, nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar për Ekologji dhe Hidrologji, Evropa po ngrohet me një ritëm pothuajse dyfish më të shpejtë se mesatarja globale, çka e bën pragun minimal të temperaturës për përhapjen e virusit një faktor vendimtar. “Zgjerimi drejt veriut është vetëm çështje kohe”, theksoi ai, transmton panorama.

- Advertisement -

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme