4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Cap. Neshat (Ramadan) Ibrahimi, Piloti i Parë Shqiptar i Aviacionit Civil, që ka Ateruar me Aeroplanin “Airbus A380” në Sydney

Duhet ti lexosh

Nderim IBRAHIMI

Për ata të cilët nuk e njohin, Neshati si një i ri gjatë viteve të 90-ta ishte azilkërkues në Gjermani dhe me përkushtim dhe këmbëngulësi ndjek ëndrrën e tij, ku shumë njerëz nuk e imagjinon synimin e tij, dhe sot është një ndër Kapitenët më të dalluar në Qatar Airways.

Neshati është djali i dytë i Prof. Ramadan N. Ibrahimi i cili deri në pension ishte pjesë e Institutit Albanologjik. Ai ka trashëguar emrin e Gjyshit të tij, Neshat B. Ibrahimi cili ishte masakruar në  Masakrën e Gjilanit.

Tani rruga e Lagjes së Himajve mban emrin  Rr.Neshat Ibrahimi në Fshatin Përlepnicë. Edhe një biografi e shkurt për ecurinë punës së Neshatit nga Akademia e Aviacionit e deri më sot. Neshati filloi Akademinë e Aviacionit Civil në RËL të Gjermanisë në vitin 2000, dhe, në vitin 2003 e ka përfunduar atë e u licencua si pilot komercial i aviacionit civil.

Gjatë viteve 2003-2007, ai ka qenë pilot në Boeing 737 në Kosova Airlines, pastaj nga viti 2007 e deri më sot, është pilot në Lindje të Mesme në kompani ajrore me renome botërore. Tani jeton në shtetin e Katarit (Qatar) dhe është capiten i Airbus A383 dhe A777. Familja Ibrahimi krenohemi me Neshatin i cili është një shembull se si duhet ndjekur ëndrrat dhe duke mos pushuar të besoj në vetvete, gjithçka mund të arrij në jetë!

fbd6671e-f077-4f11-91c6-8900cb31bdd7

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit