Sonte Winterthuri do të marrë frymën e veçantë të festës shqiptare! SH.K.A “Dardania” na fton të gjithëve në një mbrëmje të veçantë, ku do të kremtohen 28 Nëntori-Festa e madhe kombëtare e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, Dita e Alfabetit Shqiptar, si dhe 31-vjetori i themelimit të shoqërisë.
“Kemi punuar shumë për këtë natë festive. Të gjithë anëtarët janë treguar të jashtëzakonshëm dhe kanë përgatitur një program super të pasur me këngë e valle. Sonte do të jetë një mbrëmje e veçantë dhe shpresoj shumë se do të ndiheni sikur jeni në atdhe”, thotë për helveticALforum.ch, presidenti i SHKA “Dardania”, Shefqet Cakolli.
Atmosfera pritet të jetë madhështore. Të rinjtë dhe të rejat e shoqërisë kanë punuar me përkushtim për ta sjellë para publikut një program artistik që nderon kulturën, traditën dhe historinë shqiptare.

Detajet e mbrëmjes
Data: 22 Nëntor 2025
Hapja e dyerve: 19:00
Programi artistik: 20:00 – 22:00
Vendi: Aula, Kantonsschule Rychenberg,
Rychenbergstrasse 110, 8400 Winterthur
Në skenë
- Programi artistik i SH.K.A “Dardania”
- Mysafirë të ftuar: SH.K.SH “Iliria”
- Mysafire speciale nga Kosova: moderatorja Viola Kastrati
Organizatorët premtojnë një atmosferë të jashtëzakonshme, plot këngë, valle dhe emocione që na bëjnë krenarë për rrënjët tona shqiptare.
Hyrja: Falas
Informacione
SH.K.A “Dardania”, Ostrstrasse 33, 8400 Winterthur
+41 79 672 41 82
www.dardania95.ch
info@dardania95.ch
Sonte, ejani të festojmë së bashku — me zemër, me muzikë dhe me shumë krenari shqiptare! Sponsor medial do të jetë helveticALforum.ch




