1.8 C
Zurich
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Buzëqeshje të rreme mbi tokë, harresë e përkohshmërisë nën tokë

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

“Një fytyrë e buzëqeshur është një fytyrë e bukur, sepse bukuria e vërtetë nuk qëndron te pamja, por te drita që buron nga shpirti. Një zemër e buzëqeshur është një zemër e lumtur, sepse ajo di të falë, të kuptojë dhe të jetojë në paqe me veten dhe me të tjerët.”

E megjithatë, sot po jetojmë në një kohë të çuditshme dhe të rrezikshme për shpirtin njerëzor. Buzëqeshjet gjithnjë e më shpesh janë buzëqeshje interesi, të ngrira dhe të zbrazëta. Ato nuk pasqyrojnë gëzim, por fshehin egoizëm, hipokrizi dhe egërsi të heshtura. Janë buzëqeshje që nuk ngrohin, nuk bashkojnë dhe nuk shërojnë plagë, por përkundrazi thellojnë ndarjet mes njerëzve.

Në këtë vrapim të pandalur pas pushtetit, interesit dhe dukjes, duket sikur po harrojmë një të vërtetë themelore: një ditë nuk do të jemi më mbi këtë tokë. Një ditë të gjithë, pa dallim, do të jemi nën të. As titujt, as pasuria, as buzëqeshjet e rreme nuk do të kenë më vlerë. Do të mbetet vetëm ajo që kemi qenë si njerëz – fjala e mirë, dora e shtrirë, drejtësia dhe dashuria që kemi dhënë.

Kjo harresë e përkohshmërisë na ka bërë më të ashpër, më të ftohtë dhe më të padurueshëm.

Kemi harruar se jeta është e shkurtër dhe se çdo ditë është një mundësi për të qenë më njerëzorë.

Paqja nuk është luks, por nevojë jetike – paqe në mendje, paqe në zemër dhe paqe mes njerëzve.

Prandaj, të lutemi për paqe. Jo vetëm me fjalë, por me vepra. Të lutemi që buzëqeshjet tona të jenë të sinqerta, që zemrat tona të mos ngrijnë dhe që të mos e harrojmë kurrë se jemi kalimtarë mbi këtë tokë. Vetëm kështu, duke jetuar me vetëdijen e fundit tonë dhe me përgjegjësinë e njerëzisë sonë, mund ta bëjmë këtë botë më të drejtë, më të ngrohtë dhe më humane.

Enkas për helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme