POSTIMET E FUNDIT

Burg kush prek gazetarët/ Gjyli: Legjislacioni po përfarohet me atë të BE, profesioni i gazetarit duhet institucionalizuar

Dhuna ndaj gazetarëve do të dënohet me burg. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshime në Kodin Penal, të cilat parashikojnë dënime për cilindo person, i cili ushtron dhunë ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës.

Analistja Arsejda Gjyli, e ftuar në emisionin “Real Story” theksoi se ky ligj po “standardizon” mbrojtjen e gazetarëve.

“Kjo po përpiqet të standardizojë një formë të re të mbrojtjes së gazetarëve, pretendohet se kanë qenë një “grup i margjinalizuar” sa i takon shpeshherë janë atakuar nga politikanët”, tha ajo. Ajo theksoi se kjo masë vjen si një direktivë e Bashkimit Evropian, e cila i kategorizon gazetarët dhe i mbron sipas normave të unionit.

Kjo vjen edhe si direktivë e BE për përafrimin e legjislacionin e plotë. Nuk ka më marzh gabimi. Nga BE të imponohet që duhesh të bëhesh mbrojtës i kategorisë së gazetarëve. Ligji mbron gazetarët me kontratë”, u shpreh Gjyli.

Gjatë diskutimit në studio, Gjyli theksoi se profesioni i gazetarit duhet institucionalizuar.

“Ky ligj, jo vetëm që i kategorizon gazetarët, por profesioni i gazetarit duhet institucionalizuar”, tha ajo, transmeton abcnewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB