1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Bum turistësh në Shkodër – Kalaja “Rozafës” objekti kryesor turistik

Duhet ti lexosh

Kalaja e Rozafës, po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorët dhe mbetet objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës, jo vetëm gjatë sezoneve turistike por gjatë  gjithë vitit. Këtë të shtunë të shumtë ishin turistët nga Turqia të cilët, shprehen se janë të impresiunuar nga historia por edhe vlerat arkeologjike që gjejnë në këtë objekt historik.

“Sapo kemi ardhur në Shkodër me një grup miqsh dhe ndalesën e parë e bëmë në kala. Ne kemi ardhur nga Turqia dhe do të qëndrojmë disa ditë në Shkodër. Është vend i këndshëm”, u shpreh një turiste.

“Vij nga Ankaraja dhe për herë të parë e vizitoj qytetin tuaj. Morëm disa të dhëna të detajuara të kalasë. Mësuam për legjendën e saj,  është  madhështore, shumë e bukur. Kultura juaj na pëlqen por sidomos njerëzit janë shumë mikpritës dhe të dashur me ne”, tha një tjetër turist.

Përveç turistëve të huaj në kala nuk munguan shqiptarët e Kosovës. Kalaja e Shkodrës është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike, e cila është vlerësuar jo vetëm nga historianët e kohës, por dhe nga udhëtarët e shumtë, jo vetëm për historinë që mbart, por dhe si një monument i rëndësishëm i promovimit të vlerave të një populli, i cili ka një histori të hershme. / M. Rakaj/rtsh

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit